Shqipëri

I mori titullin kampion në sezonin 1999-2000, Tomori propozon Muçën për anëtar të Komitetit Ekzekutiv

Ishte sezoni 1999-2000, kur Tirana dhe Tomori e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta (52) dhe beratasit pretendonin se ishin ata kampionët duke iu referuar ndeshjeve direkte mes tyre.

Mirëpo, u desh një takim shtesë në stadiumin e Elbasanit për të shpallur fituesin, teksa Tirana ia doli pas goditjes nga 11-metërshat.

Trajner i bardhebluve 18 vite më parë ka qenë Shkëlqim Muça, i cili nga një i “urryer” për tifozët beratas, tashmë është kthyer në një person, i cili nderohet nga vetë klubi i Tomorit.

Megjithatë, në futboll nuk ka armiq. “Panorama Sport” mëson se klubi beratas ka propozuar për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë ish-trajnerin e Tiranës.

Muça do të kërkojë tashmë votën nga anëtarët e Asamblesë Zgjedhore për të qenë ai një mes 9 anëtarëve të KE-së.

Ironia e fatit bëri që tiranasi të propozohej si kandidat pikërisht nga beratasit, por ndoshta kjo do të sjellë diçka të mirë për trajnerin, i cili prej dy vitesh është shef i klubit shumësportësh “Partizani”.

Related posts

Debutoi me fitore ndaj BARDHEBLUVE/ Prenga: Mbase ishte fati i budallait, TIRANA ekip…

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Thomas Strakosha i jashtëzakonshëm! I treti në Europë për…

Delo.autor

Partizani, Olsi Rama: “Arbitrim skandaloz, qëllimisht për të na ndalur!”

Q.Autor

Leave a Comment