UEFA

Presidenti i UEFA-s kërcënon klubet e mëdha

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Monako ka diskutuar mbi një serë argumentesh lidhur me futbollin.

Kryefjalë ishin blerjet e verës së shkuar dhe shifrat marramendëse që u shpenzuan nga klubet elitare për lojtarë kalibri, si dhe për një çështje më delikate nëse institucioni i UEFA-s do të ketë kurajën të dënojë ashpër klube që mund të thyejnë edhe rregullat e “Fair Play” financiar.

Për Ceferin shqetësim ishte komisioni i lartë i agjentëve të cilët bëjnë që shuma të konsiderueshme financiare të dalin nga xhiro e fushave ndërkohë që për të fonde të tilla duhet të mbeten brenda rrethit futbollistik duke bërë që ato të riciklohen nga një njëri klub te tjetri.

Gjithashtu ai sheh si absurd faktin se si administratorë apo politikanë që operojnë në futboll të kenë një fuqi absolute kur në këtë sport ata që janë më të rëndësishmit dhe vendimmarrës duhet të jenë vetëm lojtarët.

Avokati 50-vjeçar që mban postin e Presidentit të UEFA-s që nga viti 2016 u tregua kategorik për “Fair Play” financiar, duke deklaruar se do të merren masa shumë të ashpra për të gjithë ata që tentojnë dhe thyejnë rregullat e vendosura.

Njëherazi ai komunikoi edhe vendimin e UEFA-s për të implementuar një “Luxury TAX” për klubet më të pasura që operojnë lirshëm në merkato në mënyrë që të ruhet balanca dhe të krijohet barazi edhe për klubet me buxhet më të vogël.

“Ne duhet të evitojmë që një numër i kufizuar skuadrash të ketë përqendrimin më të lartë të talenteve, duhet ruajtur një balancë e shëndetshme që ky sport të funksionojë më mire”, ka thënë kreu i UEFA-s.

Në axhendën e re që do të implementohet nga UEFA parashikohet të ketë kufizime të tjera në numrin e lojtarëve që një klub zotëron apo do të ketë të drejtë të blejë.

Related posts

Disa statistika interesante të Champions-it në këtë edicion

Q.Autor

Ja çfarë ndodh dhe Bajernin dhe Barçën, nëse Liverpool fiton Champions Leaguen

Sadik.Autor

Sarri: Duhet të kishim mbyllur ndeshjen, ndaj Leipzig tentojmë përmbysjen

Q.Autor

Leave a Comment