Futboll Premier League Sport

Tri skuadra gjermane të gatshme për ta paguar klauzolën e Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka rënë nga elita e futbollit anglez me skuadrën e tij Stoke City. Ylli nga Kosova do të largohet nga klubi i njohur anglez pas rënies në Championship. Shaqiri ka një klauzolë largimi nga Stoke prej 14,5 milionë euro.Por për gjilanasin mund të ketë një rikthim në kampionatin gjerman Bundesliga.

Borussia Dortmund mbetet skuadra favorite në Gjermani për transferimin e Xherdanit.Por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe finalisti i Kupës së Gjermanisë, Eintracht Frankfurt.Sipas mediave gjermane, Frankfurt është gati të paguaj klauzolën prej 14,5 milionë euro për transferimin e Xherdanit.

Klubi gjerman po tenton ta bind tani gjilanasin për rikthim në Bundesliga.Gjithsesi në Gjermani, Shaqiri mbetet objektiv edhe i skuadrës së Hoffenheim.Ndërkohë në Angli, 26-vjeçari po kërkohet nga Everton, Southampton, Newcastle United dhe Huddersfield.

Related posts

NJË LEGJENDË/ “Kasapi” arrin 400 ndeshje në La Liga me Real Madridin

Isa.Autor

U TRANSFERUA NË KAMPIONATIN IZRAELIT/ Sabien Lilaj prezantohet tek ekipi i ri…

Delo.autor

LARGIMI I “EL PISTOLEROS” NGA “CAMP NOU”/ Van Gaal: Ky është shkaku pse Barcelona hoqi dorë nga Suarez…

Delo.autor

Leave a Comment