Futboll Premier League

Mourinho kërkon mesfushorin e Arsenal, ofron 40 milionë euro për Ozil

Merkatoja e Premier League po përjeton momente interesante ditët e fundit. Pas transferimit të Coutinho nga Liverpool te Barcelona, kalimit të Barkley nga Everton te Chelsea si dhe zërave se Mahrez do të kalojë nga Leicester te Liverpool apo Alexis Sanches nga Arsenal te City edhe skuadra e Manchester United nuk qëndron duarkryq. E përditshmja britanike “The Mirror” ka konfirmuar sot ofertën prej 40 milionë eurosh që “djajtë e kuq” kanë bërë për të marrë mesfushorin gjerman Mesut Ozil, që është drejt largimit nga Arsenal. Trajneri Mourinho e njeh mirë lojtarin, pasi e ka patur te Real Madrid, disa sezone më parë.

Mesfushori gjerman Mesut Ozil

Kontrata e Ozil me “topçinjtë” skadon në fund të sezonit, kur largohet me parametrin zero, ndaj United kërkon të prfitojë nga situata, duke ofruar një shumë të kënaqshme për lojtarin, për ta afruar që në merkaton e janarit. Fantazisti 29-vjeçar konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Jose Mourinho, që kërkon të mos humbasë ritmin e skuadrave të tjera në Premier League. Problem është “pengesa” që mund të nxjerrë Arsenal, që mund të mos e lërë lojtarin të largohet në janar, pasi mund të humbasë brenda pak ditësh dy lojtarët më të mirë, Ozil dhe Sanchez, pa patur mundësi t’i zëvendësojë ata.

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Romeo, djali i Beckham firmos kontratën e parë si profesionist

Delo.autor

RINISIN FAZËN PËRGATITORE/ Partizani dhe Kukësi “SHTEGTOJNË” drejt Turqisë

Delo.autor

Barcelona kërkon mesfushorin e Lazios

Sadik.Autor

Leave a Comment