Futboll Seria A Sport

“ME KËTË EKIP JAM GATI PËR DERBIN”/ Conte rreh gjoksin: Lukaku është zgjidhësi i problemeve!

Interi fiton ndeshjen e parë në Serinë A për vitin 2020. Dhe Antonio Konte mban ritmin e Juventusit dhe Lacios.

“Është normale të hasësh vështirësi këtu në Udine, ku arrijnë të mbyllen shumë mirë në mbrojtje për t’u nisur më pas në kundërsulm. Afrimi i më shumë cilësive në skuadër shërben pikërisht për të zhbllokuar këto situata. Fitorja ishte e merituar, edhe pse e ndërlikuar. Nuk më pëlqeu vetëm se si u tërhoqëm në fund”. Zëvendësimet (Brozoviç dhe Sançez), këtë herë, kanë rezultuar vendimtare: “Një skuadër si Interi duhet të ketë një stol të mbushur me cilësi. Ndërsa  ne në fushë nga minuta e parë kishim një djalosh 20- vjeçar, Bastonin, dhe një 17- vjeçar, Espoziton. Punojmë edhe për të ardhmen, por impakti i Brozoviçit dhe Aleksisit ishte i shkëlqyer dhe në momentin e duhur. Pavarësisht vështirësive, mund të them me bindje që nga merkatoja kam marrë përgjigjet e duhura: përtej emergjencave, kam një skuadër të kompletuar, me nga dy lojtarë për çdo pozicion. Tani ndihem gati për derbin”.

eRIKSEN

ERIKSEN 

Ishte edhe mbrëmja e debutimit në Serinë A e blerjes së re Eriksen. “U detyrova ta aktivizoja që nga fillimi, duke konsideruar mungesat e Sensit, Galjardinit dhe Borha Valeros. Për një lojtar të afruar në skuadër prej vetëm 5 ditësh, megjithatë, mund të them se zhvilloi një paraqitje pozitive. Jam i lumtur për të, edhe pse normalisht duhet të gjejë ritmin e pjesës tjetër të skuadrës. Detyrat që i kam dhënë? Do të preferoja të mos i tregoja (qesh). Normalisht, mund të përmirësohet dhe të luajë me më shumë intensitet”.

 LUKAKU 

Zgjidhësi i problemeve të Interit dhe Kontes ka qenë edhe një herë Romelu Lukaku, i cili dje kundër Udinezes realizoi dopietën e tij të pestë në Serinë A dhe s’duhet harruar që është vetëm sezoni i parë i belgut në Itali. “Ka cilësi të rëndësishme, sot (dje) nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë, pavarësisht faktit që realizoi dopietë. Megjithatë, për ne është vendimtar dhe jam i lumtur që këmbëngula që të transferohej”.

ÇËSHTJA E NUMRIT NJË 

Në fund, një koment për portën, reparti i vetëm që nuk ishte përfshirë, deri tani, në emergjencën e dëmtimeve. “Handanoviç pati një problem, shpresoj ta rikuperoj për derbin. Jam megjithatë i lumtur nga prova e Padelit, që i dha një siguri të madhe skuadrës”.

Related posts

Munguan në ndarjen e çmimeve/ Presidenti i FIFA-s merr masa për MESSIN dhe RONALDON

Isa.Autor

“PLESHTI” MENDON LARGIMIN NË FUND TË SEZONIT/ Klubi i Barcelonës: Nuk jemi si Ronaldo me Real Madrid…

Delo.autor

“DUAM TË FITOJMË NË TRANSFERTË”/ Trajneri Daja: Ndaj Vllaznisë nuk është ndeshje revanshi

Delo.autor

Leave a Comment