Futboll Premier League

Mourinho: Sanchez, një prej më të mirëve në botë

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është shprehur menjëherë pas kompletimit të transferimit të Alexis Sanchezit.

Për anësorin kilian, Mourinho është dashur që të heqë dorë nga Henrikh Mkhitaryan, i cili ka kaluar te Arsenali.

Mourinho për ueb faqen zyrtare të Unitedit u shpreh i ngazëllyër për transferimin. Ai vlerëson lartë edhe kontributin e armenit, sidomos për triumfin në Europa League.

“Alexis është një prej lojtarëve sulmues më të mirë në botë dhe ai do ët kompletojë grupin tonë të ri dhe shumë të talentaur të sulmuesve”.

“Ai sjellë ambicien, energjinë dhe personalitetin, cilësi që e bëjnë atë lojtar të Manchester Unitedit dhe një lojtar i cili e bën ekipin më të fortë dhe që i bën tifozët krenarë për klubin, dimensionin e tij dhe prestigjin”.

“Unë i dëshiroj Henrikhut shumë sukses dhe lumturi gjë për të cilën jam i sigurtë se do ta ketë. Ai është një lojtar që nuk do ta harrojmë, sidomos për kontributin e tij për triumfin tonë në Europa League”, u shpreh Mourinho.

Alexis Sanchez ka kohë që po kërkohet nga United, siç u tha nga Mourinho, për të shtuar opsionet e tij sulmuese. 

Related posts

BOTËRORI 2022/ Kualifikueset e Azisë: Japonia dhe Irani fitojnë. Japonia parakalon Australinë. Ja situata…

Delo.autor

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Isa.Autor

MBARON MAKTHI NGA IZOLIMI/ Lojtarët e Napolit mund të kthehen në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment