Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK NDALET ME AFRIMET NË MERKATO/ Pejiç drejton manovrën, Kukësi hedh sytë nga Italia për trajner

Deri më tani Kukësi është treguar mjaftueshëm aktiv në merkato dhe pothuajse të gjitha lëvizjet janë bërë nën “bekimin” e drejtorit sportiv, Pero Pejiç, i cili ka marrë përsipër detyrën që ta ndërtojë skuadrën e këtij sezoni, me shpresën që do të rikthehet te titulli kampion.

Mirëpo, të gjitha këto ndërhyrje janë bërë pa pasur ende një trajner, duke detyruar timonierin e ri të skuadrës që të punojë me lojtarët që ka aktualisht në dispozicion.

Ky fakt edhe mund të kthehet në një problem për të ardhmen, pasi teknikut që do drejtojë skuadrën mund të mos i përshtaten lojtarët e afruar dhe ata që ka aktualisht në ekip.

Sakaq, Kukësi është e vetmja skuadër e Superiores që nuk ka ende një trajner, teksa në fund të këtij edicioni ndërpreu bashkëpunimin me Mirel Josën.

Gjithsesi, së fundmi burime të gazetës pohojnë se “grepat” janë hedhur në Itali dhe po punohet për të sjellë në skuadër një trajner nga vendi fqinj.

Burimet nuk citojnë emra, por për momentin kjo duket si pista më e mundshme. Sakaq, në klub nuk e konfirmojnë ende se kanë hyrë në tratativa me një italian sa i përket çështjes së trajnerit, por e gjitha mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Duket se në Kukës e kanë marrë me shumë qetësi gjetjen e kreut të pankinës për këtë sezon, kjo edhe për faktin se nuk marrin pjesë në Kupat e Europës dhe nuk shohin arsye për t’u nxituar.

Gjithsesi, burimet në klub pohojnë se brenda mesit të muajit korrik edhe kjo dilemë do të marrë fund, pasi duhet të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri.

Related posts

TRIUMFI HISTORIK/ Nga ankthi në buzëqeshje, ja si u shpall Kampion Bote Florian Marku

Delo.autor

Merr fund makthi për kapitenin e Nigerisë, shpëton babain nga TORTURAT

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Suarez refuzoi një ofertë që do të shkruante historinë e futbollit amerikan

Delo.autor

Leave a Comment