Futboll Seria A

Tre pikë larg Europa League, Fiorentina pret Interin në fortesën “Artemio Franchi”

Tifozët e Fiorentinës mund të vazhdojnë të ëndërrojnë për një sezon të suksesshëm, teksa skuadra e tyre është vetëm tre pikë larg zonës që i çon në Europa League, kur është luajtur gjysma e parë e sezonit në Serie A. Fiorentina e mbylli vitin 2017 me një barazim kundër Milan dhe nuk humbet në kampionat që nga data 5 nëntor. Këtë herë do të jetë përballë Inter, që e mbylli vitin duke humbur diçka nga shkëlqimi i muajve të parë të sezonit. Zikaltërit kanë fituar vetëm një ndeshje gjatë muajit dhjetor dhe kanë pasur një ecuri të dobët me 5 pikë në pesë ndeshjet e fundit, ku përfshihet edhe barazimi kundër Lazio.

Image result for fiorentina inter

Fiorentina është një ekip që trajneri Pioli ka ndërtuar me kujdes sidomos në fazën mbrojtëse, ndërsa Inter do të bazohet te talenti i Mauro Icardi apo Ivan Perisic. Pioli ishte trajneri i Inter në sezonin e kaluar. Fiorentina ka pësuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa Inter ka shënuar vetëm 1 gol në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur. Një nga futbollistët për t’u ndjekur me më shumë kujdes është sulmuesi Giovanni Simeone, i cili ka shënuar gjashtë gola në këtë kampionat, ndërsa “bomberi” më i mirë i Serie A është te Inter. Mauro Icardi ka shënuar 17 gola deri tani, edhe pse në gjashtë ndeshjet e fundit e ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Image result for fiorentina inter

Fiorentina e ka bërë stadiumin e saj “Artemio Franchi” një fortesë të vërtetë duke fituar 26 nga 29 ndeshjet e luajtura. Vendasit, bashkë me Juventus mund të krenohen me mbrojtjen më të mirë në pjesë ndeshjet e fundit, teksa duhet të bëjnë shumë kujdes në 15 minutat e fundit, atëherë kur Inter ka shënuar 35% të golave që ka realizuar gjithsej. Te zikaltërit e Sapellti do të mungojnë dy mbrojtësit D’Ambrosio dhe Miranda dhe nuk është çudi aktivizimi i Santon si qendërmbrojtës.

Image result for fiorentina inter

Trajneri Luciano Spalletti, duke folur për mikrofonat e “Premium Sport”, shpjegoi: “Në ndeshjet më të bukura të vitit duhet të bëni shfaqjen më të mirë, atë që vetëm futbolli mund ta ofrojë”. Pavarësisht nga mënyra e mirë e ecurisë së Interit në përgjithësi, Spalletti nuk është i kënaqur: “Duhet të aspirojmë për të bërë diçka ekstra. Kështu që nuk jam i kënaqur me punën time. Interi është diçka emocionale, e cila krijon pasion të vërtetë. Vetëm të shikojmë brenda historisë zikaltër dhe ne duhet të punojmë në mënyrë të tillë, që ta ndiejmë Interin brenda vetes. Mjafton të jemi Interi dhe kjo bën dallimin”.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Vjen vendimi zyrtar i delegatit, tjetër paralajmërim

Delo.autor

Zgjedh të largohet nga Juventusi, gati të transferohet te rivalët në Serie A

Q.Autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Real Madrid mposht Rayo Vallecanon falë dyshes Kroos-Benzema dhe rimerr kreun

Delo.autor

Leave a Comment