Të tjera

Nadal avancon në raundin e tretë, “OK” edhe Tsonga e Cilic

Kanë nisur sot takimet e raundit të dytë të grand slemit të Australian open në tenis, ku numri 1 në botë për meshkuj, spanjolli Rafael Nadal, ka fituar 3-0 ndaj argjentinasit Leonardo Mayer, duke avancuar më tej (6-3, 6-4, 7-6 rezultati i seteve). Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga tenisti spanjoll, që vetëm në setin e tretë hasi disi vështirësi në fushë. Pas një maratone fiton tenisti kroat Ivo Karlovic, që mundi 3-2 japonezin Yuichi Sugita (7-6, 6-7, 7-5, 4-6, 12-10), një ndeshje që zgjati 5 orë. Nuk zhgënjen Gilles Muller i Luksemburgut, që mundi 3-2 Malek Jaziri dhe pret një biletë për në raundin e tretë.

Tenisti kroat Marin Cilic

Një fitore të vështirë, sërish pas 5 setesh, arriti edhe tenisti ftrancez Jo-Wilfried Tsonga, që eliminoi kanadezin Denis Shapovalov (6-3, 3-6, 6-1, 6-7, 5-7), duke avancuar më tej. Në raundin e tretë kualifikohet edhe tenisti italian Andreas Seppi, që mundi 3-0 japonezin Yoshihito Nishioka, ndërsa kroati Marin Cilic eliminoi portugezin Joao Sousa, duke fituar 3-0 (6-1, 7-5, 6-2). Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikatin fitoret e amerikanit Ryan Harrison dhe britanikut Kyle Edmund.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Hamilton i bën propozimin surprizë Verstappen pas aksidentit në Silverstone

Delo.autor

Dana White zbulon datën e rikthimit në kafaz të Conor McGregor

Q.Autor

Braçe sulmon sërish Dukën: Vijon që të manipulojë kampionatet

Q.Autor

Leave a Comment