Futboll Premier League

Shkëmbimi Mkhitaryan-Sanchez, ndërhyn menaxheri Mino Raiola

Ndjekja e Arsenalit ndaj Henrikh Mkhitaryan varet nëse sulmuesi është paguar nga Manchester United, për shkak të kontratës së tij.

Arsenali shpreson të sigurojë Mkhitaryan si pjesë të një marrëveshjeje, që do ta shohë Alexis Sanchez të lëvizë në anën tjetër, edhe pse asnjë klub nuk është i përgatitur të sanksionojë transferimin, përveç nëse ndërkombëtari i Armenisë pranon të bashkohet me skuadrën e Arsene Wenger këtë muaj.

Agjenti i Mkhitaryan, Mino Raiola, i cili tashmë është takuar me zyrtarë të Arsenalit në Londër, është gjithashtu i vendosur të sigurojë një pagesë për veten e tij, si pjesë e përfshirjes në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Arsenali po kërkon një pagesë të sheshtë prej 35 milionë paundësh për Alexis dhe Raiola thotë se Mkhitaryan do të luajë një rol kryesor në rezultatin e negociatave të tyre me Manchester United. “Manchester United nuk do të nënshkruajë Sanchez, nëse Mkhitarian nuk pranon të bashkohet me Arsenalin, – tha Raiola për “The Times”.

Mkhitaryan do të bëjë atë që është më mirë për të. Ai ka edhe dy vite e gjysmë të mbetura në kontratën aktuale, kështu që është vendimi i tij. Sanchez është pjesë e marrëveshjes me Mkhi, jo anasjelltas”.

Related posts

E KËRKON INTERI/ Gomez drejt kalimit te rivalët e zikaltërve në Serinë A. Nesër nisin negociatat me…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Sporting Lisbona jashtë Europe për 750 mijë euro?! Fajin e ka Mihajlovic

Delo.autor

“JAM KËTU PËR…”/ Ancelotti prezantohet te klubi i ri: Ju tregoj arsyet përse zgjodha Evertonin

Delo.autor

Leave a Comment