Basketball Të tjera

NBA/ Durant udhëheq Warriors, LeBron nuk mjafton për Cavaliers

Kevin Durant ka rikthyer kampionët në fuqi, Golden State te fitorja, pas humbjes së para 2 ditëve ndaj Los Angeles Clippers. Warriors triumfuan me rezultatin 94-108 ndaj Milwaukee Bucks, rezultat që e arritën me përmbysje në pjesën e fundit, të cilën e fituan me 16 pikë diferencë.

Durant regjistroi 26 pikë, 6 asiste dhe 6 rikuperime, ndërsa Golden State Warriors vijon të kryesojë në Konferencën e Perëndimit.

Houston Rockets regjistroi fitoren e 3-të radhazi, duke triumfuar 95-112 në transfertën ndaj Phoenix. Paul dhe Warren ishin protagonist për Rockets, duke shënuar 46 pikë, 8 asiste dhe 11 rikuperime së bashku, ndërsa më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti i Phoenix, Booker me 27 pikë, 9 asiste dhe 6 rikuperime.

Edhe New Orleans arriti të fitojë jo pa vështirësi ndaj Portlandit, me rezultatin 119-113. Gjysma e parë e ndeshjes prodhoi shifra të barabarta pikësh, ndërsa në 2 pjesët e tjera, Pelicans arritën të sigurojnë edhe diferencën e vogël prej 6 pikësh.

Davies, Holiday dhe Cousins ishin spektakolarë në këtë takim, pasi arritën të shënojnë plot 85 pikë së bashku, si dhe 16 asiste e 33 rikuperime.

Washington Wizards mposhti Orlando Magic me rezultatin 125-119, në një sfidë të ekuilibruar, ku diferenca u bë vetëm në pjesën e fundit nga vendasit.

Wall dhe Beal shkëlqyen për Wizards duke shënuar secili nga 30 pikë dhe 3 rikuperime, me të parin që regjistroi vetëm 2 asiste më tepër.

Loja e mirë e gjermanit Schroder me 34 pikë, 7 asiste dhe 3 rikuperime, nuk i shërbeu Atlantës të marrë fitoren përballë Brooklynit.

Nets u imponuan me rezultatin 105-110, ndonëse deri në fund të pjesës së 3-të, rezultati ishte i barabartë. Atlanta Hawks vijon të jetë në vendin e fundit, në Konferencën e Lindjes, duke humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit.

Cleveland Cavaliers e nisi në mënyrë të shkëlqyer takimin ndaj Indianas, duke fituar pjesën e parë me rezultatin e thellë 12-34 dhe krijoi idenë e një fitoreje të lehtë.

Por vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe të tretë, duke përmbysur avantazhin e Clevelandit, që ndonëse u zgjua në fraksionin e fundit, nuk arriti të shmangë humbjen me rezultatin 97-95.

Ndonëse LeBron James shkëlqeu sërish me 27 pikë, 11 asiste dhe 8 rikuperime, Cleveland nuk arriti të ndërpresë serinë e humbjeve, që ka shkuar në 3 radhazi.

Në takimet e tjera, Charlotte Hornets mposhti me rezultatin 99-88 Utah Jazz, Minnesotta triumfoi me rezultatin 118-108 ndaj New York Knicks dhe Denver fitoi me rezultatin 87-78 ndaj Memphis.

Related posts

HISTORIKE NË LOJRAT OLIMPIKE/ Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në “Minsk 2019”

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel përfshihet në aksident, Hamilton fiton “pole position” në Rusi

Delo.autor

“ËNGJËLLI MBROJTËS” I HAMILTON/ Bottas: Kam sakrifikuar shumë për Mercedes

Isa.Autor

Leave a Comment