Futboll La Liga

Ndeshja ndaj Numancias/ Zidane lë jashtë grumbullimit lojtarët më të rëndësishëm të Realit

 Zinedine Zidane ka thirrur 19 lojtarë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Numancias, në “Bernabeu”. Trajneri francez ka lënë jashtë liste “pesha të rënda” si Cristiano Ronaldo, Bale, Marcelo dhe Modriç, pa harruar këtu edhe Ramos, Benzema e Varane, të lënduar. Cazadores Tejero dhe Óscar kanë hyrë në skuadër për këtë ndeshje.
Ja 19 lojtarët e thirrur nga Zidane:
Portierë: Navas, Casilla dhe Moha.
Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Nacho, Theo, Akrf dhe Tejero.
Mesfushorë: Kroos, Casemiro, M. Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, D. Ceballos dhe Óscar.
Sulmues: Lucas Vázquez dhe Borja Mayoral.

Related posts

JAVIER MASCHERANI FITON GARËN ME SYLVINHON/ Prezantohet zyrtarisht te Inter Miami

F.autor

Kristal Abazaj larg Skënderbeut, dy ekipet belge duan ta rrëmbejnë

Sadik.Autor

57 PRONA TË BLLOKUARA/ Borxhet “marrin në qafë” Ronaldinhon, ja shuma që duhet të paguajë

Delo.autor

Leave a Comment