Futboll

Në vitin 2000, Gaddafi ishte shumë pranë blerjes së Manchester United

Muammar Gaddafi në vitin 2000 ishte shumë pranë blerjes së Manchester United.

Financieri turko-qipriot, Mehmet Dalman rrëfeu për “Sunday Times” se ai ka fluturuar në Libi me avion privat për të diskutuar marrëveshjen me Gadaffin pasi John Magnier dhe JP McManus kërkonin të shisnin 29.9 % të aksioneve.

Ish-lideri i Libisë, ishte vetëm një orë larg blerjes së aksioneve.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se si marrëveshja për blerjen e aksioneve ishte vetëm një fije floku. Gadaffi pothuajse e bleu klubin”, tha fillimisht Dalman.

Ai shtoi: “Shtatë apo tetë muaj më parë ne ishim gati për të blerë aksione në Manchester United. Ne e mbajtëm të fshehtë sepse mendova se do ta bënim. Por tani është e pamundur.

“I thashë babait tim se si do të ishte sikur të blinte Kishën e Anglisë. Është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur për shkak të tifozëve dhe historisë, shumë e vështirë.

“Është një klub i artë, i artë, i artë, i artë.”

Pjesa 29.9% ishte blerë përfundimisht nga familja Glazer që përfundoi marrjen e plotë të klubit menjëherë pas disa ditësh protesta të shumta në Britaninë e Madhe.

Related posts

Fernando Morientes: Liverpooli e di se Reali është favorit

Sadik.Autor

Diego Costa çon Atletico në finalen e Europa League

Sadik.Autor

KUKËSI DREJT KONSOLIDIMIT/ Dy futbollist bëjnë me “dhimbje koke” trajneri Gega

Delo.autor

Leave a Comment