Futboll La Liga

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Coutinho debuton për Barçën në mesjavë

Philippe Coutinho mund të debutojë për Barcelonën të enjten e ardhshme në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit në “Camp Nou” kundër Espanyolit.

Nëse braziliani vazhdon të rikuperohet nga lëndimi si është planifikuar, atëherë ai do të debutojë në fanellën e Barçës kundër Espanyolit, këtë të enjte, transmeton Express.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u pyet sot në konferencë për media rreth datës kur pritet të debutojë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

“Hezitoj të jap datë të saktë për debutimin e Coutinhos, por rikuperimi i tij nga lëndimi është shumë pozitiv. Shpresoj se do ta kemi në skuadër shumë shpejt”, ka thënë ai.

Por, i vënë nën presion nga gazetari, Valverde ka theksuar: “Ka mundësi të enjten dhe shpresoj se sot do të stërvitë me skuadrën.”

Related posts

​(FOTO) Njihuni me golashënuesit më të mirë të këtij sezoni në Premierligë

Q.Autor

THUAJSE NJË SKUADËR NGA E PARA/ Ja sesi mund të rreshtohet Kukësi gjatë sezonit të ri…

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Shkëlqeu vjet në Finlandë, sulmuesi i Shpresave e nis mbarë në Suedi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment