Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ CHELSEA-T NË CHAMPIONS/ Trajner Simeone merr lajmin e mirë, rikuperohen 2 lojtarë të rëndësishëm…

Atletico Madrid do të luajë aktin e dytë ndaj Chelseat në transfertë mbrëmjen e 17 marsit, me ndeshjen e parë në Spanjë që u mbyll 0-1 për londinezët. Përmbysja do të jetë një mision shumë i vështirë për ekipin e Simeones, por kur kanë mbetur dhe pak ditë nga ndeshja, trajneri ka marrë një lajm shumë të mirë.

Atletico ka rikuperuar dy lojtarë shumë të rëndësishëm, siç janë Jose Maria Gimenez dhe Hector Herrera. Uruguajani është padyshim lojtari kryesor i mbrojtjes madrilene dhe është një rikthim i madh.

Sa i përket meksikanit, mesfushori është pak më ndryshe se Gimenez, pasi nuk është një titullar konstant, por shihet si një prej futbollistëve më me eksperiencë që Simeone ka në dispozicion dhe rikthimi i tij është një plus i madh.

Related posts

NUK TËRHIQEN PËR YLLIN FRANCEZ/ “Los Blancos” dhe Juventus vazhdojnë luftën për Pogba, ja ofertat e “çmendura”

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Qipriotët në siklet për Laçin, sulmuesi rival nuk pranon gafa

Isa.Autor

Bayern vendos për fatin e James

Q.Autor

Leave a Comment