Futboll Seria A

Nga Kovacic te Joao Mario, ja numrat 10 që kanë zhgënjyer tek Inter

Joao Mario është transferuar te West Ham dhe i ka thënë lamtumirë fanellës me numrin 10-të. Te londinezët ka marrë numrin 18-të, ndoshta më i përshtatshëm, duke parë paraqitjet që ka bërë ai me zikaltrit. Ai numër, tek Inter është mbajtur nga Lothar Matthaus, sa për të përmendur një emër. Ndërsa portugezi, i cili është transferuar tek Inter si kampion i Europës, nuk ka lënë shenjë: 15 ndeshje, 5 asiste (4 në 6 ndeshjet e para) dhe asnjë gol në këtë sezon. Në pritje që klubi milanez të gjejë një lojtar të denjë për numrin 10 (ndoshta Pastore), këta janë 5 lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë me këtë numër magjik pas krahëve.

Joao Mario: 47 ndeshje, 3 gola, 12 asiste

Stevan Jovetic: 33 ndeshje, 7 gola, 4 asiste

Mateo Kovacic: 97 ndeshje, 8 gola, 11 asiste

Domenico Morfeo: 27 ndeshje, 2 gola, 1 asist

Benito Carbone: 43 ndeshje, 3 gola

Related posts

U MBYLL JAVA E KATËRT E SUPERIORES/ Rekord me kartonët e kuq, 3 skuadra nuk gjetën rrjetën. Ja statistikat….

Delo.autor

Tare, drejtori më i mirë sportiv i vitit edhe nga SportItalia

Q.Autor

KËRKOHET ME NGULM NGA ISH-TRAJNERI I ITALISË/ Memushaj shok skuadre në Serie B me…

Delo.autor

Leave a Comment