Futboll Premier League

Chelsea prezanton të hënën mbrojtësin e Romës, synon edhe Dzeko

Referuar raportimeve nga mediat italiane, Chelsea do të njoftojë të hënën blerjen nga Roma të mbrojtësit Emerson Palmieri. “Blutë e Londrës” kanë insistuar të sigurojnë firmën e mbrojtësit gjatë të gjithë merkatos së dimrit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, kampionët në fuqi të Premier League do ta prezantojnë përpara publikut lojtarin e tyre të ri në fillim të javës.

Një blerje që kushtoi £18milionë, plus £4milionë në bonus. Skuadra e Antonio Conte nuk shfaqi asnjë dobësi në mbrojtje, dhe aq më pak në fazën sulmuese në testin më të fundit të vlefshëm për turin e katërt të FA Cup ku fitoi të dielën ndaj Newcastle, por gjithsesi afrimet e reja konsiderohen si dobishme.

Njëlloj si Palmieri, edhe shoku i tij i skuadrës te Roma, Edin Dzeko mund të jetë drejt rrugës së tij për në “Stamford Bridge” me Chelsean të gatshëm të paguajë £44milionë për dyshen. Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se transferimi i Dzekos nuk do të konfirmot dot më shpejt se në mes të javës, kur edhe merkato e janarit do të mbyllet, pikërisht të mërkurën, me Conte këmbëngulës për të afruar pak rivalitet të shëndetshëm në skuadër për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata.

 

Related posts

Përveç goleadës në Champions, edhe Lazio ”tërbon” Romën

Sadik.Autor

Barcelona shfaq interes për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

KUPA E ITALISË/ Inter mposht me “POKER” Cagliarin dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment