Kategoria Superiore Shqipëri

Një supersulmues për Flamurtarin, vjen Tounkara nga Lazio

Flamurtari realizon goditjen më të madhe të merkatos së janarit në Shqipëri. Vetëm pak orë përpara mbylljes së afatit të transferimeve të dimrit, vlonjatët siguruan senegalezin e lindur në Spanjë, Mamadou Tounkara. Një supersulmues jo vetëm për skuadrën kuqezi, por ndoshta emri më i rëndësishëm i kampionatit shqiptar në këtë repart. Vetëm 22-vjeçar, Tounkara ka një të kaluar të rëndësishme.

Lojtari ka qenë pjesë e Akademisë së Barcelonës, përpara se në vitin 2012 të kalonte në ekipet e moshave të Lazios. Në vitin 2014 debutoi me ekipin e parë, duke luajtur edhe dy ndeshje, për tu huazuar më tej në Serinë B te Crotone dhe skuadra satelit e bardhekaltërve, Salernitana, ku sulmuesi ka patur mundësi të aktivizohet.

Klubi kuqezi ka mbyllur detajet e transferimit të Tounkara, duke përforcuar edhe më tepër sulmin, i cili është shndërruar në repartin më të frikshëm të kampionatit. Afrimi i sulmuesit të Lazios i shtohet blerjeve të Muarem Muarem dhe Nedeljković, ndërsa në skuadër ka lojtarë të rëndësishëm si Tomislav Busic, Danilo Alves e Sekou Camara. Me një sulm të tillë në Vlorë ëndërrojnë dhe tashmë fitimit i titullit që mungon prej vitit të largët 1991, nuk duket utopi.

Related posts

GODITJE POSHTË BREZI PËR PARTIZANIN/ Titullari i rëndësishëm humbet duelin me Vllazninë

F.autor

PEZULLUAN TRAJNERIN PAS VIDEO SKANDALIT/ Dy futbollistët e kombëtares shfaqin besnikëri për Sançezin: S’nda përçan askush!

Delo.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Skuadrat janë pretendente për titullin kampion (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment