Futboll

Messi i përgjigjet Beckhamit: Mbase do të më telefonosh një ditë

Lionel Messi ka lënë të kuptohet se do t’i interesonte të luante për klubin e ri të David Beckhamit, Miami, në të ardhmen.

Ish-ylli anglez, dje u bë pronar i klubit nga Major League Soccer dhe tha se dëshiron të sjellë emra të mëdhenj në skuadrën e tij, transmeton Express.

Ndërkohë, sot përmes një mesazhi në rrjetin social, Lionel Messi i uroi Beckhamit gjithë të mirat për klubin e ti, i cili megjithatë nuk do të garojë deri më 2020.

“Përshëndetje David, së pari urime! Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë me projektin e ri në këtë hap të ri që ke ndërmarrë dhe, kush e di, brenda pak viteve mbase do të më telefonosh”, ka thënë Messi.

Related posts

“KLUBI ËSHTË MBI KËDO SEPSE LOJTARËT KALOJNË DHE KLUBI MBETET”/ Maldini: Ibrahimovic një burim i madh për ne

Delo.autor

“FSHIN” BARCELONËN NGA LISTA/ Agjenti i Lautaro: Mungesë respekti ndaj Inter

Delo.autor

Mediat britanike: Reali do të shpenzojë mbi 570 milionë euro në verë

Q.Autor

Leave a Comment