Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK KAM ASNJË PENG NGA PARTIZANI”/ Bruno Telushi: Mbahem për karakter të fortë, ju tregoj objektivat…

Ish-mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, firmosi ditën e djeshme me skuadrën e Kukësit, duke u ribashkuar kështu me trajnerin Skënder Gega.

Vlonjati nuk humbi kohë për të udhëtuar drejt Tropojës, dhe për t’u vënë nën urdhrat e teknikut te skuadrës verilindore, në këtë minifazë përgatitore. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Telushi, foli si lojtar i Kukësit, duke u shprehur:

Cilat janë përshtypjet e para, pas transferimit te Kukësi?

Ndihem vërtet mirë. Ndihem i vlerësuar, nga ana e stafit dhe presidentit, nga të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në ekip. Kjo më bën të ndihem shumë komod me ekipin.

Gjeni një trajner që keni punuar edhe më parë, sa të vështirë e mendoni sfidën ndaj Slavias në Ligën e Europës?

Gjejta e trajnerit Gega më bën të ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë pjesë. Me shokët e ekipit, edhe pse i kam pasur kundërshtarë, kam marrëdhënie shumë të mira. Janë shumë çunat të mirë dhe të respektuar. Mendoj që ndeshje e parë nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim maksimumin tonë, me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv.

Mendoni që Kukësi e ka formatin e duhur për të synuar titullin kampion dhe Kupën?

Kukësi vajti kaq vite në Superiore që kërkon gjithmonë titullin kampion, apo të arrij sa më lartë. Pjesëmarrja ime këtu te Kukësi, është që të luajmë për të dalë kampionë, për t’i dhënë një ndihmë ekipit për të shkuar te titulli dhe në çdo anë pozitive dhe Kupën e Shqipërisë, apo dhe pjesëmarrja në Europë apo Champions. Shpresoj të arrijmë sa më lartë.

Karakteri dhe mentaliteti i veçantë…

Mbahem për një karakter të fortë dhe kjo do të jetë ndihma ime më e madhe që do i jap ekipit. Shpresoj që dhe karakteri im dhe karakteri i skuadrës së Kukësit të arrijë në një nivel sa më të lartë dhe të jemi sa më të fortë.

Partizani histori e mbyllur, apo keni ndonjë peng?

Nuk kam asnjë peng, jam pjesë e Kukësit. Dua të jap maksimumin tim te Kukësi dhe të shikoj sa më lart.

Related posts

E deklaron babai i tij: Cana shumë shpejt do të drejtojë një klub të madh europian

Sadik.Autor

Milan ‘vuan’ ende në mbrojtje, gati oferta për ‘yllin’ e Bundesligës

Q.Autor

LIVE/ Starton sfida Milan-Fiorentina

Delo.autor

Leave a Comment