Futboll

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Në këtë fazë të fundit të merkatos se janarit, të gjitha skuadrat duan të bëjnë përforcime që të plotësojnë objektivat e tyre sezonalë. Disa duan trofe, e të tjera të mos bien nga kategoria. Në verën e 2018-ës do të zhvillohet Kupa e Botës dhe ende shumë futbollistë janë në garë për të fituar një vend në kombëtare. Tabloidi anglez “Mirror” ka veҫuar emrat e 9 lojtarëve që në këtë merkato dimri që duan të ndryshojnë skuadër që të kenë shpresa për të marrë një ftesë për në Rusi.

1.Daniel Sturridge: Në 3 sezonet e fundit, nuk arriti që të mposhtë konkurrentët Firmino, Salah dhe Mane për të qenë udhëheqës i sulmit të Liverpool-it. Pak minuta të grumbulluara dhe lënia në stol po rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen e 28-vjeҫarit në Kupën e Botës të kësaj vere. West Ham, Sevilla, Roma dhe Interi janë shpëtimi për anglezin, por duhet të paguajnë te Liverpool-i 30 milionë £.

2.Oliver Giroud: Nga futbollisti i preferuar i Arsene Wenger, francezi i sulmi të Arsenalit është kthyer në hije. Tekniku i Francës Didier Deschamps ka plot emra për të vendosur në repartin ofensiv të “Gjelave”. Giroud ndodhet në një situatë ku nuk ndihet aspak i qetë, por interesimi i Chelsea-t për sulmuesin mund ta rikthejë atë në lojë. Por Ëenger e lë nëse te “topçinjtë” transferohet Pierre-Emerick Aubameyang.

3.Mateo Kovacic: Pavarësisht karrierës premtuese që pati në Itali me Interin, kroati ka qenë aktiv vetëm në disa momente, duke i lënë vend kolegëve të mesfushës te Real Madrid. Rivaliteti brenda skuadrës kampione të Evropës mund ta shtyjë kroatin të kthehet sërish tek Interi, i cili është gati ta huazojë.

4.Michy Batshuayi: As rënia e rendimentit të Alvaro Morata-s dhe aktivizimi në shumë ndeshje kupe të Anglisë, nuk mjafton që Batshuayi të konsiderohet lojtar kryesor. Konkurrenca në kombëtaren e Belgjikës është shumë e fortë, duke pasur parasysh numrin e madh të talenteve dhe yjeve që luajnë aty. Antonio Conte pret rastin e parë që të marrë një sulmues të ri dhe atëherë do ta shesë 24-vjeҫarin Batshuayi.

5.Gerard Deulofeu: Barcelona është një klub shumë i vështirë për të qëndruar. Futbollisti i akademisë katalanase Deulofeu nuk po arrin ende të gjejë vendin e tij në “Camp Nou”. Pavarësisht eksperiencës që mori në Itali me Milanin, Katalunja po rezulton e papërballueshme për Deulofeun. Për të qëndrojnë në pritje Napoli dhe Roma.

6.Sergio Romero: Gardiani i padiskutueshëm i Argjentinës po kalon një periudhë të ndërlikuar në “Old Trafford”. Jose Mourinho nuk pranon të tradhtojë besimin ndaj David de Geas, por ai ende mban peng ish-portierin e Sampdorias, i cili kërkon një skuadër të re të luajë titullar.

7.Andre Schurrle: Në botërorin e 2014-ës ai shënoi për Gjermaninë, e cila shkatërroi Brazilin në shtëpi. Pas triumfit, Schurrle ka lëvizur nga Chelsea te Wolsburgu dhe më tutje te Borussia Dortmund, por nuk i ka justifikuar pritshmëritë. Tani ai kërkon një ekip, ku të mund të luajë rregullisht, e të rifitojë shkëlqimin. West Bromwich dëshiron ta huazojë sulmuesin gjerman.

8.David Luiz: Rikthimi në Angli te Chelsea sezonin e kaluar i riktheu qetësinë te David Luiz. Por që pas zhgënjimit në ndeshjen kundër Romës në Ligën e Kampioneve (e dyta, 3-0) Conte e ka zbritur 30-vjeҫarin në zgjedhjen e pestë sa i përket qendërmbrojtësave. Të dy kanë pasur përplasje dhe që prej verës së shkuar, Brazili nuk e grumbulluar më.

9.Kevin Gameiro: Atletico Madrid u entuziazmua kur e solli në kryeqytet sulmuesin e Sevilla-s. Por në gati 1 sezon e gjysmë, francezi Gameiro ka treguar shumë pak aftësi, siguri dhe rezultatshmëri në fushën e lojës. Ndërkohë rikthimi i Diego Costës, i’a ka mbyllur totalisht hapësirat. Te Franca konkurrenca është shtuar edhe në stolin e rezervave të skuadrës së Deschamps. Interesim për të ka shprehur Newcastle.

Related posts

LEIPZIG OFERTË PËR RASHICËN/ Werder Bremen vendos për të ardhmen e sulmuesit kosovar

Delo.autor

“MAKINA E GOLAVE”/ Ylli i Manchester City “fluturon” në katin e 65-të

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ SHPËRTHEN Zekaj: Mos krahasoni Panuccin me GANIUN. Të zhduken armiqtë brenda grupit. “Federbeti”…

Isa.Autor

Leave a Comment