Kategoria Superiore Shqipëri

Ofertë 12 mijë dollarë në muaj, Fushtar i lutet presidentit të Kamzës

Ivan Fushtar nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Kamzën. Mbrojtësi kroat për të cilin Partizani arriti një marrëveshje, por nuk e zyrtarizoi dot për shkak të kontradiktave me drejtuesit e Kamzës, dy ditët e fundit ka qenë në Tiranë për të takuar presidentin Naim Qarri.

Fushtar dhe Qarri

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë lojtarit se një ofertë e çmendur nga një klub i Singaporit ka bërë që Fushtar të kërkojë me insistim largimin nga Kamza. Gazeta mëson se klubi Balestier Khalsa në Superligën e Singaporit i ka ofruar kroatit një pagë prej 12 mijë dollarësh në muaj. Trajneri i Balestier është kroati Marko Kraljeviç dhe duke qenë se njeh mirë Fushtarin, e do patjetër ta marrë me vete në Singapor. Kamza kërkon një dëmshpërblim të majmë për ta lënë të lirë, ndërsa Fushtar është gati të paguajë 10 mijë euro në klub. Një histori që duket se do vazhdojë gjithë janarin, me Kamzën që të kërkon të dalë me fitim nga kjo çështje.

Related posts

“JU Q*FSHA ROBT TË GJITHËVE”/ Portieri i Kukësit tërboi tifozët e Laçit dhe për pak shkaktoi…

Delo.autor

NJË KALENDAR LUKSI PËR TË KAPUR KREUN/ Ja 4 përballjet e radhës të Tiranës (FOTO)

Delo.autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Pas një goditje nga këndi, Seferi ndëshkon me kokë “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment