Futboll Premier League

Ozil te Juventusi në verë, mediat angleze janë të sigurta

Mesut Ozil te Juventusi. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat angleze dhe më konkretisht gazeta presitgjoze Daily Mail.

Mesfushori turko-gjerman është në skadencë kontrate me Arsenalin dhe do të largohet në verë nga skuadra londineze me parametër zero. Paga e lartë prej 10 milionë eurosh që përfiton Ozil te Arsenali mund të jetë pengesa e vetme në këtë tratativë merkatoje por dëshira e mesfushorit është të vishet bardhezi pasi te Juventusi përveç se një skuadër të aftë për të fituar në çdo kompeticion të mundshëm, Ozil do të ribashkohej edhe me shokët e tij të kombëtares gjermane Khedira, Hoëedes dhe Emre Can i cili ka arritur akordin me kampionët e Italisë dhe do të transferohet në verë te Juvja.

Related posts

LOJTARI I LEIÇESTER NDËSHKOHET ME KARTON/ I dedikoi fitoren ish presidentit

Isa.Autor

PAQUETA-DAY/ Porosia e MALDINIT, befasia e stafit mjekësor dhe ngjashmëria me KAKAN në…(FOTO)

Isa.Autor

Robinho: Neymar te Real Madridi? Po, është e mundur…

Q.Autor

Leave a Comment