Futboll Seria A Sport

PAQUETA-DAY/ Porosia e MALDINIT, befasia e stafit mjekësor dhe ngjashmëria me KAKAN në…(FOTO)

Duhet të merrte periudhë pushimi, por Lucas Paqueta nuk do t’ia dijë. Duke thyer protokollin, braziliani që erdhi nga Flamengo dhe kushtoi 35 mln euro, një shifër shumë më e ulët se klauzola prej 50 mln eurosh që ishte fiksuar, ka nisur stërvitjet me kuqezinjtë. Në ditën e tij të dytë, pas testeve atletike, vizitave dhe kontrolleve mjekësore, ai menjëherë ka bërë topin të tijin.

Në qendrën sportive të Karnagos, në Milanello, braziliani ka lënë me gojë hapur shokët e skuadrës. Magji me topin, mënyra e prekjes, por sidomos edhe forma fizike e mrekullueshme. Trajneri Gennaro Gattuso, sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, i ka bërë komplimente, teksa ai e ka kthyer këtë gjest, duke buzëqeshur. Ndërkohë, u takua edhe me Maldinin në dhomën e trofeve. Paolo i ka treguar se sa vlen historia kuqezi dhe se çfarë do të thotë të veshësh atë fanellë.

Sakaq, mjekët janë dukur mjaft të kënaqur. Në teste ka qenë bishë e vërtetë, a thua se nuk ka luajtur asnjë ditë këtë vit dhe nuk është i lodhur. i mirëstërvitur, i shpejtë në reagim dhe shpërthyes. Cilësi që ngjasojnë me Ricardo Kaka.

Related posts

HYRI NGA FUSHA DREJT TEK TIFOZËT/ Futbollisti i Tottenham rrezikon të penalizohet rëndë (VIDEO)

Delo.autor

KËRCËNOHET NË SHTËPI/ Ultrasit roman kalojnë limitet, terrorizohet Zaniolo

F.autor

Pjesa e parë në Champions / Liverpool tmerron City-n, Roma ndëshkon veten (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment