Të tjera

Parker fton Fury në Cardiff: Eja të shohësh se si do ta mund Joshua

Boksieri neo-zelandez Joseph Parker ka bërë me dije sot se do të ftojë ish-kampionin e botës në peshat e rënda Tyson Fury në zonën “VIP” për të ndjekur “live” sfidën e boksit mes tij dhe kampionit britanik Anthony Joshua. Kjo përballe mes dy kampionëve aktualë të peshave të rënda do të zhvillohet më 31 mars në Kardif. Parker u shpreh se është gati dhe se do t’i shkaktojë Joshua humbjen e parë, duke premtuar se do ta dëmtojë rëndë britanikun mendjemadh.

Ish-kampioni i botes Tyson Fury

Por Parker është bërë mik me Tyson Fury, pak kohë pasi mposhti po në Britaninë e Madhe kushëririn e tij Hughie Fury, pak muaj më parë, ndaj do ta ftojë të shohë nga afër sfidën.”Do t’i shkruaj dhe do ta ftoj të jetë pranë meje kur unë të dal në ring. Ose le të ulet dhe të shohë sfidën, se si do ta mposht Joshua. Kam patur shumë mbështetje nga ai dhe e vlerësoj këtë gjest. Unë e konsideroj ende kampion bote, pasi ai nuk i ka humbur titujt në ring dhe mendoj se nëse do të rikthehet e meriton një shans për t’i rifituar titujt”, tha Parker.

Nga dueli mes Parker dhe Hughie Fury

Related posts

RIKTHIMI I XHUDISTES KOSOVARE/ Pas 14 muajve e lënduar, Majlinda Kelmendi përfundon 2018 me medalje të artë

Delo.autor

RIVALITETI MES TYRE NUK KA MARRË FUND/ Khabib për sfidën ndaj Conor McGregor, i gatshëm të shkojë në…

Delo.autor

Trajneri Martiri: Ndaj Suedisë vijojmë ëndrrën, me optimizëm përpara

Sadik.Autor

Leave a Comment