Futboll Kategoria Superiore Sport

U MBYLL JAVA E 13 NË SUPERIORE/ Vllaznia u lë “targën” rivalëve, “luftë” e ashpër për Europën, ja renditja…

Java e 13-të e Superiores përfundoi sot me barazimin 1-1 mes Partizanit dhe Apolonisë. Mbyllja e raundit të radhës së kampionatit shikon Vllazninë të shkëputur me 9 pikë nga vendi i dytë, ku ndodhet Partizani. Shkodranët fituan ndeshjen e rëndësishme ndaj Teutës me golin e Ardit Hoxhajt duke shkuar në kuotën e 29 pikëve. Humbja e parë e durrsakëve në këtë sezon i jep mundësi Laçit të Shpëtim Duros të barazojë me pikë Partizanin pas fitores 3-2 sot ndaj Kukësit.

Partizanit të Dajës i ikën në fund mundësia të fitojë ndaj Apolonisë teksa fierakët barazuan me penallti. Të kuqtë, kurbinasit dhe durrsakët kanë të njëjtën kuotë pikësh (20).

Tirana renditet në vendin  e pestë me 17 pikë. Prej 5 ndeshjesh radhazi, bardheblutë nuk e njohin fitoren dhe e shikojnë vendin e parë 12 pikë larg.

Kukësi zhytet në krizë teksa pësoi sot humbjen e tretë radhazi në kampionat. Verilindorët u mposhtën në Laç dhe tani renditen në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Tiranën.

Kastrioti zbret në vendin e shtatë me po kaq pikë sa Tirana dhe Kukësi. Krutanët morën një pikë të çmuar në shtëpi ndaj Skënderbeut.

Bylisi qëndron në vendin e tetë me 12 pikë, por i duhet të rikuperojë 5 pikë diferencë për të shmangur ndeshjen e ‘play-out’ për të qëndruar në Superiore.

Skënderbeu dhe Apolonia qëndrojnë në vendet nëntë dhe dhjetë, por barazimet që morën sot japin shpresë që situata e tyre mund të ndryshojë për mirë.

Related posts

SUPER PUSHIMET E CR7/ Ronaldo përshëndet nga helikopteri. Cili do të jetë destinacioni i radhës? (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ E konfirmon edhe klubi, Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit. Ja kur do të prezantohet…

Delo.autor

Man United-WBA, “Djajtë” duan të gjashtën radhazi

Sadik.Autor

Leave a Comment