Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani nderon Panon, sot “i përulen” atij

Klubi i Partizanit përkujton një prej figurave më të rëndësishme të historisë së tij, Panajot Panon. 8 vjetori i ndarjes nga jeta i ish-legjendës së kuqe nuk mund të kalonte pa një përkujtim edhe nga ana e klubit të “demave”.

Zyra e shtypit e Partizanit ka publikuar një shkrim të gjatë dhe një video shoqëruese në nder të ish-futbollist të shquar. Emocione të ndryshme të vijnë në këtë ditë, pasi madhështia e Panos zbeh çdo problem që mund të kenë “demat”. Të paktën sot, vetëm sot t’i përulen atij dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë të luash me fanellën e Partizanit. /EDS/

PANAJOT PANO / 8 VITE PA LEGJENDEN E KUQE

PANAJOT PANO / 8 VITE PA LEGJENDEN E KUQESot mbushen 8 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa , ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola. Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:“Mjeshtër i Merituar i Sportit” “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003 “Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa "Nderi i Kombit" akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009 “Simboli qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017 Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten ngahera të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoj gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

Gepostet von FK Partizani Albania am Freitag, 19. Januar 2018

Related posts

LUFTËTARI-KUKËSI/ Gjirokastritët shtangin skuadrën e Shehit, realizojnë 2 gola për 9 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Zhbllokohet sfida, Kobina kalon bardheblutë në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Eros Grezda e nis nga stoli në fitoren e Rangers, ja ARSYEJA pse nuk ishte TITULLAR…

Isa.Autor

Leave a Comment