Futboll Kategoria Superiore Sport

UEFA NJË MAKTH/ Skënderbeut i bllokohet merkatoja prej …

Vështirësohet akoma edhe më shumë situata për Skënderbeun dhe të ardhmen e klubit korçar. Sikur të mos mjaftonte fakti që Gjykata Federale la në fuqi dënimin e UEFA-s, korçarët nga ky moment kanë për të shlyer edhe shtatë vite pjesëmarrjeje në Europë dhe 1 milion euro gjobë. Por bardhekuqtë kanë marrë edhe një goditje të madhe në ditët e fundit.

Burime të sigurta të gazetës “Panorama Sport” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se së fundmi UEFA ka marrë vendimin për të bllokuar merkaton në hyrje të korçarëve. Njoftimi është dërguar në FSHF dhe më pas kjo e fundit ia ka përcjellë klubit vendimin e organit më të lartë të futbollit europian. Në kushte të tilla, korçarët nuk kanë mundësi për të afruar lojtarë të tjerë në ekip veç ata që vijnë nga ekipet zinxhir dhe që bashkohen me Skënderbeun. Të njëjtat burime tregojnë se ky është hapi i parë i UEFA-s pas zyrtarizimit të dënimit të dhënë nga kjo e fundit për trukim të ndeshjeve në dëm të klubit korçar më shumë se katër vjet më parë. Mosshlyerja e gjobës së vendosur nga UEFA në masën 1 milion euro për Skënderbeun ka sjellë kështu masën e parë nga ky organ për të vënë në lëvizje bardhekuqtë që të paguajnë detyrimet e tyre.

Por nuk ka qenë vetëm ky shkaku. Sikundër është mësuar më herët, edhe detyrimet e pashlyera karshi disa lojtarëve të caktuar që kanë qenë ndër vite te Skënderbeu dhe nuk kanë marrë të plotë pagesën në bazë të kontratës kanë vënë në lëvizje FIFAn, institucionin më të lartë të futbollit botëror. Pas UEFA-s, edhe FIFA pritet të vendosë të njëjtën masë edhe për bardhekuqtë siç ka bërë më herët edhe për Kukësin dhe Partizanin, kjo për shkak të borxheve ndaj lojtarëve të ndryshëm.

Related posts

Nuk ndalet Liverpooli/ Salah asiston, Solanke shënon gol ndaj Brighton (VIDEO)

Sadik.Autor

Morata: Mourinho më udhëzoi të “vrisja” Diego Costa-n

Q.Autor

Interi nuk dorëzohet, sulmi final për Modriç. Oferta rritet me 10 mln euro

Sadik.Autor

Leave a Comment