Futboll Shqipëri Sport

“TË JAPIM MANAJN PËR LAUTARON”/ futbollisti i Kombëtares përfundon në shkrimin e medias spanjolle: Është sulmuesi më i mirë në Europë

Lautaro Martinez është ndoshta lojtari më i kërkuar në merkato. Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës dhe qëndron në krye të listës së dëshirave.

lautaro-martinez

Nisur nga ky fakt, media spanjolle ““La Galerna”, e cila dallohet për shkrimet e saj satirike, kësaj here e ka shfrenuar fantazinë, teksa ka improvizuar një takim kok më kokë të presidentit të Barcelonës Bartomeu me atë të Interi, për të biseduar në lidhje me transferimin e Martinez drejt Barcelonës.

barto-destacada-e1590226805565

BARTOMEU: Shikoni pak tani ofertën time. Ne qendrojmë për Lautaro Martinezin dhe i’u japim në shkëmbim ofertën tonë më të mirë, Rei Manajn.

ZHANG: Më falni zoti Bartomeu, mendon se jemi gjë idiotë?

Pra reagimi ishte sipas planit dhe gjithçka po shkonte ashtu siç edhe po parashikohej nga Bartomeu. Kishte ardhur momenti për ta rritur pak ofertën dhe italianët ishin gati për karamelen.

BARTOMEU: Zotërinj, Rei Manaj është ndoshta sulmuesi më i mirë në Europë, por unë e kuptoj që ju nuk keni dijeni për vlerën e tij të padyshimtë. Nuk e vlerësoni këtë ofertë në të gjithë madhështinë e saj. A do të ishte mirë sikur t’ia shtonim Manajt edhe kartonin e Umtitit?

ZHANG: Le të bëhemi serioz zotëri, kemi ardhur për negociata këtu, jo për të folur budallëqe”, shkruhet mes të tjerash në artikullin e medias spanjolle.

MANAJ

Related posts

Mourinho zbulon dëshirën/ Manchester United pranë “yllit” të Barcelonës

Isa.Autor

FITOI DHE QENRON I PAMPOSHTUR/ Shihni momentin sesi Florian Marku provokon gjatë duelit boksierin francez

Delo.autor

DEDIKIMI PER LEGJENDËN/ E kishte “mentor”, Messi: Ai na la, por nuk do largohet kurrë

Delo.autor

Leave a Comment