Kategoria Superiore Shqipëri

Pas Teutës edhe Vllaznia propozon Dukën për President të FSHF

Zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 7 shkurt dhe tashmë ka nisur fushata.

Përballë njëri-tjetrit për të fituar garën për kreun e FSHF-së janë presidenti aktual Armand Duka dhe deputeti socialist, Bashkim Fino.

Duke qenë se nuk ka kandidaturë tjetër, këta të dy pritet të votohen nga 66 anëtarët e Asamblesë me të drejtë vote.

Nga burime pranë Vllaznisë, mësohet se klubi shkodran ka bërë propozimin për Dukën si kandidat për president.

Kësisoj, klubi i Vllaznisë i bashkohet Teutës, të cilët propozojnë Armand Dukën si kandidat për zgjedhjet e 7 shkurtit.

Sakaq, nga ana tjetër, siç është bërë e ditur, për Bashkim Finon ka qenë klubi i Lushnjës që e ka propozuar si kandidat përballë Dukës.

Related posts

(VIDEO) Elez Gjoza flet pas dorëheqjes: Pasardhësi im duhet të jep më i rreptë

Q.Autor

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Trajneri Gjoka: Mendoj që krijuam volum loje, por ndoshta…

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Teuta, “Durrsakët” e Shkëmbit kalojnë në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment