Futboll Ligue 1 Seria A

Pastore titullar te PSG, por Interi nuk dorëzohet. Brozoviç drejt La Ligës

Javier Pastore është aktivizuar si titullar në takimin e Kupës së Francës mes Rennes dhe PSG-së, mbrëmjen e të martës, duke bërë që të bien shanset e transferimit të tij te Interi.

Gjithsesi, menaxheri I argjentinasit nuk është i këtij mendimi, pasi sipas tij aktivizimi i sotëm nuk ndryshon asgjë dhe se tratativa vijon të jetë e hapur. Zikaltrit shpresojnë dhe po punojnë që në 24 orët e fundit të merkatos dimërore, të bindin francezët që të heqin dorë nga Pastore.

Për këtë arsye drejtuesit e Interit po punojnë edhe në fronin e largimeve, që do të shtonin paratë në arkat e klubit. Kështu Nagatomo është shumë pranë huazimit të Galatasaray për 1 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 8 në verë.

E njëjta situatë është edhe për mesfushorin kroat, Brozoviç, I cili kërkohet me ngulm nga Montella te Sevilla. 1 milionë euro për huazimin dhe 28 të tjera për blerjen në verë, është oferta e andaluzianëve për zikaltrit, ndërsa për momentin mesfushori kroat është duke reflektuar mbi këtë mundësi.

Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga mbyllja zyrtare e merkatos së dimrit, te Interi situate vijon të jetë ‘e nxehtë’ dhe analistët nuk e përjashtojnë mundësinë e surprizave ‘last minute’.

Related posts

TITULLI ËSHTË ÇËSHTJE PORTIERËSH TEK “BARDHEBLUTË”/ Egbo: Ja pse ia del Shehi te Tirana

Delo.autor

Danimarka 18 ndeshje pa humbur, trajneri Dalic ka recetën për t’i mundur

Sadik.Autor

“DZEMAILI NUK PASKA PATUR SY”/ Erjona në Florida, ja si RREZATON në plazhet e Miamit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment