Të tjera

Australian Open, kualifikohen Nadal, Dimitrov e Cilic

Misioni i Rafael Nadal për të kapur finalen e madhe të Australian Open deri tani po rezulton më i thjeshtë sesa parashikohej. Tjetër fitore 3-0 me sete për numrin 1 të botës dhe favoritin e madh për të triumfuar në grand-slamin e parë të vitit. Spanjolli u kualifikua në raundin e 4-t të Australian Open pasi humbi në total vetëm 5 game në sfidën e tij përballë tenistit nga Bosnje-Hercegovina David Dzhumur. .

Ndaj numrit 28 në klasifikimin botëror, Nadal bëri gjithçka në mënyrë perfekte duke mbyllur llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë e 52 minuta lojë me shifrat 6-1 6-3 6-1. Në raundin e 1/8-ave Nadal do të ketë përballë argjentinasin Diego Schwartzman që nga ana e tij eliminoi në 4 sete, ukrainasin Dolgopolov.

Vuajti disi por në fund arriti të avanconte më tej edhe Grigor Dimitrov. Numri 3 i botës kaloi në diçka më shumë se 3 orë lojë, 3-1 me sete rusin Rublev dhe tashmë do të masë forcat në një sifdë shumë të vështirë me australianin Nick Kyrgios. Ky i fundit ashtu si Dimitrov mposhti 3-1 me sete francezin Jo Wilfried Tsonga.

Nuk fali as Marin Cilic i cili edhe pse dy sete i fitoi në tibreak arriti të mposhte 3-0 amerikanin Ryan Harrison. Te meshkujt avancuan më tej edhe italiani Andreas Seppi, spanjolli Pablo Carreno Busta dhe britaniku Kyle Edmund. Në kategorinë e femrave rezultoi gjithçka shumë e lehtë për ukrainasen Elina Svitolina me numrin 4 të botës që fitoi 2-0 derbin ndaj bashkëkombases Kostyuk duke prerë biletën për në raundin e 1/8-ave të Australian Open.

Me shumë vështirësi avancoi më tej edhe spanjollja Carla Suarez Navarro e cilia eliminoi në tre sete estonezen Kaia Kanepi.

Related posts

Erblira Bici e mbyll aventurën, me LPM Pallavolo Mondovi

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Vettel merr ofertën surprizë nga një makinë e dorës së dytë

Delo.autor

SHBA, 4 milionë veta munguan në punë pas Super Bowl

Q.Autor

Leave a Comment