Futboll Kategoria Superiore Sport

U AFRUAN NË MERKATON E VERËS/ Nuk patën hapësira, largohen nga Skënderbeu dy lojtarët…

Dy largimet e para nga Skënderbeu janë Marlind dhe Rei Nuriu. Të dy janë djem xhaxhallarësh dhe u afruan te Skënderbeu në verën e këtij viti, por nuk patën hapësira në skuadrën korçare.MARLIDN NURIU

Marlindi është 22 vjeç dhe luan si mbrojtës krahu, teksa trajneri Ilir Daja e grumbulloi në 13 ndeshje të kampionatit, por nuk e aktivizoi në asnjë prej tyre. Vetëm në Kupën e Shqipërisë ai luajti dy ndeshje kundër Devollit me fanellën bardhekuqe.

E njëjta gjë edhe për 21-vjeçarin Rei, që luan si mesfushor. Daja e grumbulloi në 16 ndeshje në Superiore, por nuk pati asnjë minutë në dispozicion, ndërsa në Kupë ashtu si Marlindi u aktivizua në dy takime.REI NURIU

Në këto kushte, lojtarët kanë vendosur që të gjejnë një sistemim të ri për pjesën e dytë të sezonit. Ndërkohë, klube si Devolli dhe Maliqi shpresojnë të huazojnë disa lojtarë nga Skënderbeu, por nuk është vendosur ende për largimet.

Related posts

KRASNODAR-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kërkojnë fitoren e parë në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ BULLGARISË/ “Tre Luanët” mund ta braktisin ndeshjen po pati…

Delo.autor

Skënderbeu nuk do të humbasë liderët/ Vetëm një arsye mund të bëjë që Shehi të mos tërhiqet

Sadik.Autor

Leave a Comment