Futboll Seria A

Perotti: Jap gjithçka për të marrë pjesë në Botëror

Diego Perotti është një nga futbollistët më të spikatur në këtë sezon te Roma, pasi me golat dhe formën e mirë, po udhëheq verdhekuqtë drejt vendeve të para të renditjes.

Sulmuesi anësor argjentinas tregon se ndihet mjaft mirë me skemat e trajnerit Di Francesco dhe se dëshiron të fitojë sa më shumë me Romën. Ai tregon se fiksimi i tij është kampionati botëror ‘Rusi 2018’, ku dëshiron të marrë pjesë me Argjentinën.

“Te Roma ndihem mjaft mirë dhe jam i lumtur që bëj pjesë në këtë klub. Ëndrra ime është të fitoj sa më shumë me Romën, por mbi të gjitha, dua të marr pjesë në Botëror me Argjentinën. Do të bëj gjithçka këtë pjesë të sezonit, për të merituar ftesën”, deklaroi Perotti.

Related posts

E HABITSHME/ Barcelona, 117 mln euro në 10 vite për… Monchin

Isa.Autor

E PABESUSHME/ Njihuni me TRAJNERIN që ka FITUAR 20 milionë euro nga SHKARKIMET

Isa.Autor

Ndryshimet që priten të ndodhin/ Inter do Gundoganin si lojtarë…

Sadik.Autor

Leave a Comment