Albanian Stars

“Plasin” ofertat për Celinën kërkohet nga “gjigandët” gjerman

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina mund të ndërrojë përsëri skuadër.

Aktualisht prizrenasi është i huazuar në Championshipin anglez tek Ipswich Town nga Manchester City.

E me këtë skuadër ylli jonë ka shkëlqyer duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.

Në 26 ndeshje në të gjitha garat, Celina ka arritur të shënoj tetë gola dhe ka bërë tre asistime.

Kjo ka bërë që ai të zgjoj interesimin e skuadrës së njohur gjermane Werder Bremen.

Sipas asaj që ka shkruar ‘The Sun’, Bremen po kërkon transferimin e Celinës gjatë merkatos së Janarit.

Madje klubi gjerman ka filluar edhe bisedimet me Cityn për një transferim të mundshëm të Celinës në Bundesliga.

Edhe pse një gjë e tillë vështirë se do të ndodh pasi Celina është i huazuar deri në qershor tek Ipswich.

Por City ka të drejtë ta ndërprenë huazimin e lojtarit nëse merr një ofertë të mirë nga Bremen.

Celina më parë ka qenë i huazuar edhe tek Twente në elitën e futbollit holandez.

Related posts

Besnik Hasi hedh në gjyq Olimpiakosin, klubi grek i ka borxh 1.2 milion euro

Q.Autor

Tare blindon yjet, nuk kënaqet as me 100 milionë euro

Q.Autor

Rashica gati për ndeshjen e dytë me Werder Bremen (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment