Albanian Stars Futboll Seria A

Tare blindon yjet, nuk kënaqet as me 100 milionë euro

Edhe pse mediat italiane flasin prej kohësh për një interesim nga Anglia për Sergej Milinkoviç-Saviç dhe oferta prej 100 milionë eurosh që janë bërë për futbollistin serb, Igli Tare nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtësisht nga futbollisti. Duke folur për “Premium Sport”, ai ka bërë të qartë se askush nuk largohet së shpejti nga bardhekaltrit, duke sqaruar edhe situatat me rinovimet e De Vrij dhe Luis Alberto.

      “Ai është i lumtur te Lacio dhe ne jemi po aq të lumtur që e kemi këtu. Cili është çmimi i Sergej? Nuk ka çmim, pasi nuk është në treg. Këtë mund t’ua garantojmë tifozëve tanë”, theksoi ai për futbollistin që cilësohet si një nga zbulimet më të mëdhenj të këtij sezoni në Serinë A.

Tare duket i qetë edhe për rinovimet. “Ai i De Vrij do të vijë, nuk ka ndryshuar asgjë, edhe pse me holandezët nuk është e lehtë të bësh kontrata se janë të ngurtë. Por padyshim që do të bëhet. Luis Alberto ka një kontratë shumë të gjatë, shumë shpejt do ta zgjatë përsëri, sepse e ka merituar dhe e ndjen veten pjesë të këtij projekti të klubit”, shpjegoi drejtuesi shqiptar i Lacios. /vipsport.al/

Related posts

Shënoi pas 52 sekondash/ SALAH bën gjestin FANTASTIK pas ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

‘Ylli’ shqiptar i Premier Leagues, Hadergjonaj flet pas fitores së madhe të ekipit të tij

Delo.autor

E RRALLË/ Fitoi Kupën e Botës, por ende nuk kishte debutuar për Francën

Isa.Autor

Leave a Comment