Futboll Sport

I SHËNOI GOL INTERIT/ Talenti i Barcelonës theu këtë rekord në Champions League

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë lojtari më i ri që shënon gol në histori të Ligës së Kampionëve, pasi realizoi kundër Interit në garën më të madhe evropiane në moshën 17 vjeçe dhe 40 ditë.

Pak minuta pasi u fut në lojë nga stoli, Fati shënoi golin e fitores së Barcelonës 2-1 duke ia shuar përfundimisht shpresat për kualifikim Interit.

Fati theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997.

“Sapo më treguan për rekordin. Unë jam shumë i lumtur për golin dhe për skuadrën me këtë fitore. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Fati.

Related posts

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ Ylli Rashica: Shpresoj që rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe…

Delo.autor

Manchester United, Sanchez: “Jam futbollist i klasit botëror, krenar që jam më i paguari”

Q.Autor

VIDEO/ Crystal Palace barazon shifrat me golin e McArthur

Q.Autor

Leave a Comment