Futboll Premier League

Portieri i Fleetwood mbajti portën e paprekur ndaj Leicesterit, fiton bastin për të ngrënë një vit pica falas (FOTO)

Portieri i Fleetwood Town, Chris Neal do të hajë për një vit pica falas, pasi ka fituar bastin nga sponsorin e klubin “Papa John” për të mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e Kupës FA ndaj Leicester Cityt.

Chris Neal kishte marrë një ofertë interesante nga sponsori i klubit, piceria Papa John.

Chris Neal gjatë ndeshjes me Leicester Cityn

Oferta lidhej me ndeshen e sotme (e shtunë) që skuadra e tij Fleetwood Town e luajti në shtëpi ndaj Leicester Cityt.

Sponsori i klubi i tha portierit se nëse nuk pranon gol në ndeshjen ndaj Leicesterit, për një vit do të merrte pica falas.

 

Basti u fitua nga portieri Neal, pasi ndeshja e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA përfundoi me barazim pa gola 0-0.

Padyshim se ky është njëri nga bastet më interesante që kemi dëgjuar në botën e futbollit.

Related posts

LIVE/ Nigeri- Islandë, afrikanët kërkojë maksimumin. Vikingët për të dërguar Messin në “shtëpi”

Sadik.Autor

Barcelona nuk di të ndalet në merkato, gati të nënshkruajë me një tjetër futbollist

Q.Autor

PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ E pabesueshme, shikoni rastin të artë që humb Çinari (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment