Futboll Sport

DO-RE-MI-FA-GOL/ Ja futbollistët që bënë edhe muzikë (VIDEO)

Janë futbollistë, që kanë spikatur në fushat e blerta, por kanë nxjerrë në pah edhe talentin e vërtetë artistik. Ndoshta në muzikë nuk do të ishin bërë kaq të famshëm sa në futboll, por Perëndia iu ka dhënë edhe një hobi tjetër në jetë, kur i krijoi. Në këtë shkrim do tju njohim me gjashtë emra, që mund të kishin çarë në jetë edhe me notat e Pentagramit.

Petr Cech
Portieri çek ka treguar se ka më shumë talent sesa të luajë futboll me tri klube futbolli. Mënyra se si performon i ulur përpara baterisë është po aq e mrekullueshme sa pritjet që kemi parë nga ai në “Stade Rennais”, te Chelsea apo Arsenal.

Është mirë të thuhet se truri i bateristëve është më i zhvilluar se ai i njerëzve të zakonshëm, gjë që është bërë edhe më interesant nga fakti i goditjes së rrezikshme në kokë, që Cech e pësoi më 14 tetor 2006, në një ndeshje kundër Reading F.C. Kjo e detyroi atë të vinte një mbrojtëse më pas.

Cech ka njoftuar kohët e fundit se do të largohet nga futbolli në fund të sezonit, por me siguri do të vazhdojmë ta shohim atë të luajë me bateri, si në videon më poshtë:

Juan Fernando Quintero
Majtosh për ta goditur topin, por “i djathtë” në muzikë. “10” e River Plate, kampion i “Copa Libertadores”, shkëlqen edhe në muzikë. “Reggaeton” është një tjetër pasion, që ndërkombëtari kolumbian, pjesë e botërorëve “Brazil 2014” dhe “Rusia 2018”, e ka në gjakun e tij.

Pas kalimit të tij fatkeq nga klubet europiane, si Pescara dhe Porto, mesfushori-sulmues kishte një “udhëkryq” në karrierën e tij, madje u përfol se donte ta linte futbollin dhe t’i përkushtohej muzikës. Megjithatë, si “feniks” u ngrit nga hiri te Independiente Medellín, në kampionatin kolumbian, dhe kaloi te klubi milioner në Argjentinë, për t’u bërë i rëndësishëm në ekipin e Marcelo Gallardo. Kështu duket kolumbiani me stilin e tij urban në muzikë:

Álvaro Benito
Ky është një nga rastet më të njohura në këtë drejtim. Pas shfaqjes në La Liga me Real Madridin, Tenerife dhe Getafe, Álvaro Benito vendosi t’i përkushtohej tërësisht muzikës.

Pas një dëmtimi në gju, që e margjinalizoi tërësisht nga futbolli, djaloshi nga Salamanca krijoi meloditë e tij të para me kitarë. Vijoi në këtë rrugë dhe përfundoi duke luajtur e kënduar në grupin “Pignoise”.

Përveç kësaj, ai ka marrë pjesë në disa programe televizive, ku vazhdon të flasë për futbollin. Në fund të fundit, futbolli është diçka që mbetet përgjithmonë në gjakun e tij, ashtu si muzika.

Edhe tri yje futbolli janë testuar në muzikë: gjermani Mesut Ozil dhe holandezët Royston Drenthe e Johan Cruyff.

Mesut Ozil

“10” e  Arsenalit dhe ish-lojtari i kombëtares së Gjermaninë ka provuar zhanrin “Rap” në muzikë, i sponsorizuar nga një industri gjigante e produkteve sportive.

Royston Drenthe

Ish-lojtari i Real Madridit është njëri nga ata, që e ka shijuar zhanrin urban në muzikë. Ndërsa ishte ende aktiv te Sparta Rotterdam në vendin e tij, holandezi ka regjistruar muzikë me disa artistë.

Johan Cruyff

Ikona e Barcelonës, i cili vdiq në vitin 2016, nisi të regjistrojë disa këngë. Natyrisht, nuk ka nuanca “Rap” tek ai, sepse ishte më afër ritmeve folklorike tradicionale holandeze.

Related posts

MADHËSHTOR/ Lille “zbret” nga froni PSG-në dhe shpallet kampione e Francës

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË Uzuni: Jam në kulmin e karrierës. Po jap maksimumin me Kombëtaren dhe…

Delo.autor

Cesc Fabregas: Mund ta eliminojmë Barcelonën

Q.Autor

Leave a Comment