Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ Sfida zhvendoset në merkato, duel për një talent

Juventus dhe Inter e kanë nisur sezonin me synimin për të luftuar për titullin. Seria A po shkon drejt fundit dhe dueli duket se është kthyer, pas shkëndijës së Lazio-s që ka qenë një pretendente për dy të tretat e kampionatit.

Bardhezinjtë kanë një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj zikaltërve dhe faktorin e përballjeve direkte  falë dy sukseseve të marra kundër skuadrës së Antonio Conte-s. Por sfida nuk ka mbaruar akoma dhe mund të vazhdojë edhe jashtë fushës.

Juventus dhe Inter, në fakt, duket se kanë vënë në shënjestër të njëjtin objektiv. Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo.

Mesfushori i Roma-s është kthyer në fushë pas një kohe të gjatë për shkak dëmtimi. Lojtari nuk duket edhe aq i bindur për të qëndruar me verdhekuqtë dhe dy klubet janë gati të vihen në lëvizje.

Juventus ka bërë hapin e parë, por Inter është gati të përgjigjet, sipas Ttuttosport.

Related posts

SKANDALI NË ITALI/ Policia ndalon autobusin dhe godet tifozët e Atalantës pas ndeshjes (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

FESTOI NË MËNYRË TË PAHIJSHME/ UEFA trondit Anglinë, hap një hetim për Bellingham, ja çfarë rrezikon

F.autor

Jose Mourinho: E meritojmë vendin e dytë në Premier Leagues

Sadik.Autor

Leave a Comment