Futboll Premier League Sport

SHIHEJ SI ZËVENDËSUESI I POGBA/ Mesfushori pranë transferimit tek rivalët e “Djajve të Kuq”…

Bruno Fernandes, prej kohësh thuhej se ishte shumë afër transferimit tek Mançester Junajtid.

Portugezi shihet si zëvendësuesi ideal i Pol Pogba, i cili pritet të largohet shumë shpejt nga “Djajtë e Kuq”. Marrëveshja me lojtarin ishte shumë afër, aq sa thuhej se pas Superkupës së Portugalisë do të nisej drejt Anglisë, për të përfunduar transferimin e tij në “Old Trafford”.

Por, sipas mediave angleze, lojtari dëshiron një ekip tjetër të Premier Ligës, dhe këtë ia ka bërë të ditur klubit të tij aktual.

Bëhet fjalë për Totenhemin, të cilët kanë shfaqur interes për 24-vjeçarin edhe më parë, por nuk kanë arritur një marrëveshje. Thuhet se Fernandes ia u ka bërë të ditur drejtuesve të Sporting Lisbonës, se dëshiron të kalojë tek “Spërsat”.

Related posts

NJË VIDEO PËR TA NISUR DITËN MBARË! CR7 feston si i “ÇMENDUR” golin e të birit

F.autor

Kuqezinjtë, në miqësore “pa fushë”. FIFA u përgjigjet kapriçove të Ukrainës

Sadik.Autor

GODITJE PËR VERSTAPENIN/ I largohet “krahu i djathtë” te skuadra Red Bull

F.autor

Leave a Comment