Moto GP Të tjera

Projekti i drejtuesve të Moto GP, një garë qytetase në vitin 2020

Një garë e Moto GP në rrugët qytetase? Pse jo. Ky është objektivi i drejtuesve të garave të motoçiklizmit (Dorna), që po mendojnë të zhvillojnë në të ardhmen një garë në rrugët qytetase edhe spe për momentin nuk ka ende një objektiv të qartë. Carmelo Ezpeleta, shefi i Dorna, po mendon që kjo garë qytetase të zhvillohet në vitin 2020.

“Është e mundur që mes garave tradicionale, në kalendar të përfshihet edhe një garë qytetase. Kemi një projekt, për një garë që mund të zhvillohet në një qytet të ngrohtë. Në teori, pjesa e drejtë e pistës do të jetë në rrugët urbane, ndërsa pjesa e grazhdit do të jetë e mbuluar, duke integruar pistën në një qendër tregtare”, tha Ezpeleta.

Related posts

VOLEJBOLL/ Tirana fiton 3-2 me përmbysje derbin me Partizanin

Delo.autor

Cleveland mund Orlando në frymën e fundit, zhgënjen Boston

Q.Autor

FORMULA 1/ “Pole position” me rekord për Hamilton në Hungari

Delo.autor

Leave a Comment