Shqipëri

Projekti “GROW” ngre siparin në Elbasan, 1 orë në javë futboll në shkolla

“GROW”, një projekt shumë i rëndesishëm i Federatës Shqiptare te Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ngriti siparin në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Elbasanit, “Qamil Guranjaku”, ku dhe është bërë promovimi i kësaj nisme të rëndësishme.

I pranishëm në ceremoninë e promovimit të projektit, ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit si edhe Drejtori i Arsimit në këtë qytet.

Janë mbi 700 shkolla në rang republike, që duke filluar nga ky muaj, në bazë të një marrëveshjeje të firmosur midis FSHF-së dhe ministrisë përkatëse, 1 orë në javë, në orën e edukimit fizik do të aplikojnë orën e futbollit. Projekti “GROW” i është besuar edhe Shqipërisë sikundër edhe disa federatave të tjera nga UEFA.

Presidenti Duka në fjalën e tij u shpreh:
“Jam shumë i lumtur që sot, në këtë ditë shumë të rëndësishme, aq më shumë edhe me praninë e fëmijëve, lançojmë projektin “GROW” në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n si edhe me Ministrinë e Arsimit. Një projekt shumë ambicioz për t’i dhënë sa më shumë mbështetje pasionit dhe ëndrrës së fëmijëve për futbollin. Ky projekt do të shtrihet në të gjithë vendin, në partneritet me Ministrinë e Arsimit. Një orë e edukimit fizik në javë do të jetë e futbollit dhe e fëmijëve që vrapojnë pas kësaj loje magjike. Ne, si institucion, e kemi prioritet absolut futbollin e fëmijëve dhe do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me nisma e projekte të vazhdueshme. E ripërsëris: ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot mes këtyre fëmijëve dhe po kaq i predispozuar që të mbështesim, përkrahim dhe inkurajojmë pasionin e tyre.”
Nga dita e hënë, në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë ky projekt do të nisë implementimin e tij në shkollat 9-vjeçare publike.

Related posts

Surpriza te Luftëtari/ E dashura e Donald Rapos “prish” stërvitjen (VIDEO)

Isa.Autor

NUK LEJOHEN TIFOZËT, POR POLICIA “PUSHTON” STADIUMIN/ Shikoni çfarë ndodh në “Air Albania” para sfidës me Lituaninë (VIDEO)

Delo.autor

SULMUESI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONATIN TURK/ “Bomberi” Muriqi nuk di të ndalet, shënon dhe i jep fitoren Fenerbahces

Delo.autor

Leave a Comment