Bundesliga Futboll

Provokimi i Aubameyang, luan kalçeto me bluzën e Dembele-së

Provokimi i fundit i Pierr-Emerik Aubameyang-ut ka ardhur ndërsa Borusia e Dortmundit barazonte në fushën e Hertës së Berlinit: sulmuesi gabonez, i cili u la jashtë nga trajneri Shtëger, ndodhej 500 km larg duke luajtur kalçeto me bluzën e ish-shokut të skuadrës, Osman Dembele.

Ekzaktësisht me bluzën e francezit, i cili zgjodhi një mënyrë të ngjashme largimi te Barcelona në verë dhe një taktikë të tillë po e përdor edhe Obamejang për t’u shitur tek Arsenali.

Trajneri Peter Shtëger këmbëngul se një gjest i tillë nuk e shqetëson: “Nuk shqetësohem aspak nëse Oba është duke luajtur diku gjetkë tani. Është vendimi i tij. Nëse ai do të ishte stërvitur mirë, do të kishte luajtur. E lashë jashtë sepse nuk e pashë të përqendruar te ndeshja”.

Pierre-Emerick-Aubameyang-671561

Nga e gjithë kjo situatë është nervozuar edhe shoku i tij i skuadrës, Ande Shyrrle: “Kemi folur shpesh me të dhe duket një djalë i mirë, sikur të kupton. Por se çfarë kalon në kokën e tij, askush nuk e di”.

Related posts

PAS ELEMINIMIT NË CHAMPIONS/ Icardi: Patëm shumë mundësi shënimi, e meritonim…

Isa.Autor

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Mancini: Të gjitha skuadrat që peshkuam janë të vështira, dhe….

Delo.autor

Real Madridi duhet të nxitojë për Mbappe, ka një rival të fortë në garë

Isa.Autor

Leave a Comment