Futboll Seria A Sport

NGA DIEGO GODIN TEK MATTHIJS DE LIGT/ Bëhuni gati për një Serie A spektakolare (FOTO)

Bëhuni gati për një Seri A spektakolare. E garantojnë trajnerët, por mbi të gjitha lojtarët që po transferohen dhe do të transferohen në merkaton e verës. Futbolli italian nuk është ende në nivelin e duhur, por sigurisht që po bën përpjekje për t’u rikthyer sërish.

Të gjitha skuadrat kërkojnë të nisin projekte ambicioze dhe e dinë mjaft mirë se kjo gjë arrihet fillimisht duke bërë merkato me emra cilësorë. Juventusi është shembulli që duhet ndjekur dhe Napoli me Romën dhe Interin po bëjnë përpjekje të mëdha për ta rrëzuar nga froni, edhe pse duket shumë e vështirë.

SHEMBULLI JUVENTUS – Kush e mendonte se Kristiano Ronaldo do të linte Realin e Madridit për Juventusin? Pak njerëz. Ja që tani, ai është pjesë e Serisë A dhe vitin e kaluar shërbeu për të mbushur stadiumet e të gjithë kampionatit italian, ku Juventusi shkonte si vizitore. Në këtë merkato bardhezinjtë kanë afruar Aron Ramsejn dhe Adrien Rabionë, dy lojtarë shumë cilësorë dhe me eksperiencë në skuadra si Arsenali dhe PSG.

Capture

Objektivi i radhës është Matijs De Ligt, të cilin e kërkonte gjysma e Europës, por duket se është i joshur nga aventura me bardhezinjtë. Pol Pogba gjithashtu mund të jetë një transferim i bujshëm, por kampionët e tjerë në kampin bardhezi nuk mungojnë. Pa harruar trajnerin Mauricio Sarri, i cili u rikthye në Serinë A pasi fitoi Ligën e Europës me skuadrën e Çelsit dhe njihet për stilin sulmues dhe spektakolar të lojës.

TENTATIVA INTER – Interi ka bërë të gjitha lëvizjet e duhura dhe të menduara për të qenë pretendenti kryesor si rival i Juventusit. Në fillim Bepe Marota si administrator, pastaj Antonio Konte si trajner. Është radha e merkatos dhe vetëm 2 ditë pas zyrtarizmit blerjet kanë qenë 3: Diego Godin, Valentino Lazaro dhe Stefano Sensi. I pari është një kampion i madh dhe një mbrojtës me shumë eksperiencë. Romelu Lukaku mund të jetë “dhurata” e madhe e Marotës për Konten dhe vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën zikaltër.

MILANI DHE TË TJERËT – Nuk duhet të harrojmë skuadrën e Napolit që përveçse transferoi nga Roma mbrojtësin Manolas, kërkon elementë të tjerë shumë cilësorë për të tentuar titullin kampion. Hames Rodrigez është ëndrra e madhe e Ançelotit, i cili është një vlerë e shtuar për Serinë A.

Milani gjithashtu ka nisur një projekt ambicioz me Paolo Maldinin dhe Bobanin në krye. Trajneri Xhampaolo premton spektakël, edhe pse në këtë sezon dihen vështirësitë ekonomike që kanë kuqezinjtë. Megjithatë, goditja e parë erdhi: Teo Hernandez.

Related posts

Sulmuesi rikthehet titullar te Liverpool, pas 916 ditësh

Sadik.Autor

MILANI PENDOHET/ Sevilla bën planin për të blerë “pasardhësin” e RONALDOS

Isa.Autor

Dhjetë krahasimet që tregojnë se Valverde është nivel tjetër nga Enrique (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment