Futboll Premier League

Swansea-Liverpool, ja çfarë thonë shifrat

Liverpool i ka dhënë fund ecurisë pa humbje të Manchester City-it në Premier League fundjavën e kaluar, kur kanë shënuar katër gola kundër mbrojtjes më të shtrenjtë të kampionatit anglez. Skuadra e Klopp ndodhet në vendin e katërt aktualisht, tri pikë larg Chelsea-it të vendit të tretë dhe me një ndeshje më pak.

Të hënën ata do të përballen me Swansea-n, skuadra që mban vendin e fundit në renditjen e Premier League. “Mjellmat” kanë grumbulluar vetëm 17 pikë pas 23 javëve të para të kampionatit, por fitorja 2-1 e marrë në mesjave në Kupën e Anglisë kundër Wolves mund t’i ketë bërë moralit të ekipit. Ajo ka qenë fitorja e parë për Carlos Carvalhal, trajneri i ri i Swansea-s.

Trajneri portugez duket se ka përmirësuar paraqitjen e skuadrës në mbrojtje, siç tregojnë vetëm dy golat e pësuar në tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi, sot ata do të përballen me sulmin e dytë më të mirë të kampionatit anglez. Në total, “Të Kuqtë” kanë fituar 10 nga 19 ndeshje kundër Swansea City.

Në katër ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve janë realizuar tre ose më shumë gola. Për më tepër, Liverpool nuk ka pësuar asnjë humbje në 14 ndeshjet e fundit të luajtura në Premier League dhe ka shënuar të paktën 2 gola në 6 transfertat e fundit të kampionatit.

 

Related posts

SARRI OPTIMIST/ 6 pikët më gëzojnë, jemi më mirë se parashikimi, duam të fitojmë…

Isa.Autor

SKANDALI/ Legjenda e MILANIT në akuzë për zhdukjen e 88.3 milionë eurove

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventus i pakënaqur me pasiguritë e Ronaldos, “bardhezinjtë” i vendosin ultimatum CR7

Delo.autor

Leave a Comment