Champions League UEFA

PSG dështon në Champions që prej 2012-ës. Nejmar&Co kundër “tersit”…

Pas 15 ditësh, PSG-ja e Nejmarit do të luajë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Real Madridit në Spanjë, ku francezët përveç suksesit në çerekfinalet e Champions League, kërkojnë të prishin gjithashtu edhe “tersin” që e ndjek ekipin që prej 6 vjetësh, duke filluar nga çerekfinalet e sezonit 2012-2013.

“Mallkimi” për parizienët filloi në prill të vitit 2013. Në atë sezon, PSG përballej me Barcelonën në 1/16-at, me ndeshjen e parë të mbyllur me rezultatin 2-2 në Francë. Sidoqoftë, francezët nuk arritën ta mundin Barcelonën në Spanjë, duke hapur kështu “epokën e dështimeve” në kompeticionin europian më të madh për klube.

Situata u përkeqësua akoma më shumë në sezonin pasardhës. Përsëri në çerekfinale, ndeshja e parë u mbyll me fitoren 3-1 ndaj Çelsit në Paris.

Ekipi mbërriti në Londër për ndeshjen e dytë me një qëllim të vetëm: mbrojtja e fitores. Por anglezët morën në dorë “frerët” e lojës duke fituar me rezultatin 2-0 dhe PSG mbeti përsëri jashtë Championsit.

Barcelona u kthye në makth për kryeqytetasit në vitin 2015, ku ekipet u ndeshën përsëri në çerekfinale, por kësaj here katalanasit triumfuan dy herë, duke eleminuar PSG-në e trajnerit të asokohe Lorent Blank.

Në vitin 2015, Mançester Siti do të triumfonte ndaj “bluve parizienë” në ndeshjen e dytë, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazim. E kur dukej se ecuria negative në Champions nuk kishte si të shkonte më keq, erdhi nata më e errët në historinë e klubit. Pas një fitoreje të thellë me shifrat 4-0, u mendua se PSG ishte gati të linte pas ecurinë e së shkuarës, por përmbysja e pabesueshme e katalanasve me rezultatin 6-1 në Barcelonë vulosi edhe njëherë largimin e PSG-së nga Championsi.

Gjithsesi, ekipi që Unai Emeri ka në dispozicion sivjet ka treguar që është bindshëm më i fortë se më përpara. Ardhja e Nejmar dhe Mbape, si dhe vetëbesimi që futbollistët kanë marrë nga ecuria fantastike në kampionat, kupë dhe Champions mund të bëjë që PSG të “grisë perden e tersit” dhe të afrohet më shumë me synimet që klubi ka për këtë sezon.

Related posts

“NUK TREGUAM IDENË TONË PËR LOJËN”/ Flet Conte pas barazimit: Slavia Praga më shtangu sepse…

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA merr vendimin, ja në cilin stadium do të luhet çerekfinalja Champions Chelsea-Porto…

Delo.autor

LEKU LUMË/ Ja pse Championsi do të jetë një “minierë” ari për klubet (SHIFRAT)

Isa.Autor

Leave a Comment