Kategoria Superiore Shqipëri

Duka: E gjetëm futbollin me 10 mijë marka, sot kemi arritur 3.3 milion euro

Në vitin 2002 në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit erdhi Armand Duka, i cili ndryshoi rrënjësisht imazhin e këtij institucioni.

Deri më sot, kur po bëhen 16 vjet që nga ajo kohë, Duka vazhdon të jetë president i FSHF-së, madje do të garojë s?7rish për mandatin e tij të pestë.

Duka ka zbuluar të ardhurat e FSHF-së nga sponsorizimet, duke i bërë një krahasim nga viti 2002 deri sot (2018).

Me anë të një postimi në Facebook, Duka shkruan se: “Falë menaxhimit shumë më të mirë të FSHF-së dhe përkushtimit për të siguruar mbështetjen e duhur për futbollin, sot kemi arritur në 3.35 milionë euro të ardhura, ose 335 herë më shumë”.

Postimi i plotë i Dukës në Facebook

“Me 10 mijë marka gjermane, të ardhura nga sponsorizimet, e gjetëm futbollin shqiptar në vitin 2002. Falë menaxhimit shumë më të mirë të FSHF dhe përkushtimit për të siguruar mbështetjen e duhur për futbollin, sot kemi arritur në 3.35 milionë euro të ardhura, ose 335 herë më shumë.

Për të gjithë ata që mendojnë se 4 mandate në krye të FSHF janë shumë, dua t’ju kujtoj se janë shumë herë më të mëdha punët dhe rezultatet që kemi arritur së bashku me komunitetin e futbollit. Do të vazhdojmë të punojmë fort në 4 vitet e ardhshme, për të bërë më të mirën për futbollin”.

Related posts

“Dem i Kuq” deri më 2021, Partizani prezanton talentin shkodran

Q.Autor

“DËMTIMI I GJIMSHITIT FATKEQËSI”/ Kapiteni Berisha: Nëse fitojmë arrijmë playoffin…

Delo.autor

KAMZA-TIRANA/ Formacionet: Bardheblutë duan “kthesën”, Duro surprizon me titullarët

Isa.Autor

Leave a Comment