Champions League Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ DUELI kundër REALI: “Na kërcënuan me vdekje!”

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka folur në konferencën për mediat, në vigjilje të sfidës në transfertë ndaj Real Madrid, në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League për këtë edicion. I paevitueshëm ishte komenti i teknikut të verdhekuqëve edhe mbi episodin që ka shëmtuar futbollin italian në fundjavën e fundit, kur djali i trajnerit, Federico Di Francesco, lojtar i Sassuolo-s ishte viktimë e asaj pështyme në fytyrë nga ana e brazilianit të Juventus, Douglas Costa. Një çështje që çuditërisht u ngrit nga një gazetar spanjoll gjatë konferencës për mediat.

“Këtë pyetje ma bëri një gazetar spanjoll. Jam i indinjuar për atë që kam dëgjuar në të gjitha fjalët e prezumuara si të thëna nga Federico për Douglas Costa, kur në fund të fundit, ishte djali im ai që mori atë pështymë në fytyrë. Një poshtërim, i vetmi për çdo burrë, jam krenar për atë, për mënyrën se si reagoi. U tregua një burrë i lartë dhe jam krenar si baba. Ishte i vetmi që nuk mori një ndjesë, gati gati kaloi nga viktimë në fajtor. Këto janë rrjetet sociale, ku më thonë se disa kanë uruar vdekjen time dhe të atij. Jam shumë i hidhëruar, edhe është i demoralizuar”, rrëfeu trajneri i Romës, në cilësinë e babait të viktimës së asaj sjellje antisportive të Douglas Costa.

Related posts

FORMULA 1/ Verstappen sfidë Hamilton: Në Austin do të shohë targën e “Red Bull”

Delo.autor

QATAR 2022/ Rikthime dhe mungesa, Hungaria mban shpresat te veteranët kundër Shqipërisë

Delo.autor

E kërkon Interi, por Sevilla më afër Sturridge-it

Q.Autor

Leave a Comment