Futboll Seria A

Torino heq dorë nga Okaka, ‘Granatat’ kërkojnë me ngulm Borinin e Milanit

Torino e ka ftohur interesin e tyre për sulmuesin e Watford, Stefano Okaka, por mund të ndryshojë objektiv, duke u fokusuar tek Fabio Borini i Milanit.

Presidenti Urbano Kairo e pranoi se Okaka ndoshta nuk përshtatej me Torinon, pasi ai nuk do të ishte në gjendje të luante së bashku me Andrea Belotti.

“Okaka është një lojtar i rëndësishëm në pozitën e tij dhe duhet të nënshkruhet si një iniciativë,”  tha ai për Radio Rai.

“Duke pasur Belotti si një sulmues të vetëm, unë nuk besoj se ai është për ne.”

Megjithatë, Goal.com beson se ‘Granatat’ po kërkojnë të nënshkruajnë një sulmues dhe Fabio Borini do të ishte ideali.

Milan rezervon një opsion të blerjes së detyrueshme prej 6 milion euro për ish-sulmuesin e Sunderlandit, presidenti i Torinos nuk do ta kishte problem ta paguante.

Lojtari i Euro 2012 me Italinë ka bërë 24 paraqitje për Rossonerët këtë sezon, por nuk ka shënuar në Serie A dhe përballet me konkurrencë të fortë nga Hakan Calhanoglu./AlpeNews.al/

Related posts

MPOSHTEN NË “OLIMPICO”/ Lazio i shkakton “Zonjës së Vjetër” humbjen e parë

Delo.autor

HIDHET POSHTË IDEJA E SHKËMBIMIT ME CR7/ Icardi i mbyll derën Juventus: Forca Paris (FOTO)

Delo.autor

Arsenal luan kundër “Shenjtorëve”, West Ham sfidon Chelsea-in

Sadik.Autor

Leave a Comment